shkarkime

Shkarkime masive në ARRSH: Nuk punuan mirë me PPP-të

Postuar në 27 Shkurt, 2019 13:48

11 punonjës, shumica prej të cilëve në nivele drejtuese janë shkarkuar nga detyra në Autoritetin Rrugor Shqiptar. 

Respublica disponon shkresën urdhëruese të drejtoreshës Sonila Qato për shkarkimin e një punonjësi të Sektorit të PPP-ve, ndërkohë që burime nga Autoriteti thonë se ka patur largime në masë.  Po kështu thuhet se ish-drejtorit të ARRSH-së, Afrim Qëndro i është ndaluar hyrja në institutcion. 

Fshesë drejtorëve të LSI-së në burgje

Postuar në 28 Tetor, 2017 15:59

8 drejtorë burgjesh janë shkarkuar nga detyra për shkeje të rënda në ushtrimin e detyrës, ndërsa 6 zyrtarë janë kallëzuar penalisht me akuzën e thyerjes së rregullores, mosmarrjen e masave për ushtrim të dhunës, emërime në kundërshtim me ligjin, dhe korrupsion.

Shkarkimi është urdhëruar për drejtorët e burgjeve të Lushnjës,  Peqinit, Rrogozhinës, Sarandës, Durrësit, Tepelenës, Lezhës e Beratit. Nga verifikimet rezultoi se drejtori i burgut të Sarandës figuron si person i dënuar më parë.

Në spitale ka mungesa mjekësh, Beqaj firmos shkarkime sipas metrave katrorë (Udhëzimi)

Postuar në 05 Shkurt, 2016 09:42

Një urdhër që mban firmën e ministrit Ilir Beqaj paralajmëron një furtunë shkarkimesh në spitalet e vendit. Udhëzimi nr 13 i datës 15 janar 2016 për zbatimin e strukturës së shërbimit spitalor, miratuar nga nga ky dikaster, parashikon rikstrukturim të ketij sherbimi në të gjithë vendin.

Shkarkime të drejtorëve të tjerë në Dogana

Postuar në 24 Nëntor, 2015 18:01

Pas shkarkimit të disa drejtorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kanë vijuar edhe disa lëvizje të tjera. Kështu raportohet se drejtuesit e degëve të Sarandës, Vlorës dhe Fierit janë shkarkuar. Doganat bashkë me Tatimet janë ndër sektorët me dështimin më të madh në mbledhjen e të ardhurave. Së fundmi për doganat qeveria ka pranuar edhe se ka njohur rritje dukuria e kontrabandës.

Rama, furtunë 2 minutëshe në dogana, shkarkon drejtorët e “dobët”

Postuar në 17 Nëntor, 2015 13:49

Zemërimin për performancën e dobët në dogana, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 150 milionë euro, kryeministri Rama e ka zbrazur tek drejtorët e Departamenteve dhe të Drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Lapsi .al raporton se mëngjesin e sotëm, në një mbledhje që nuk ka zgjatur më shumë se 2 minuta ai i shkarkoi personalisht nga detyra të gjithë drejtuesit.

Subscribe to RSS - shkarkime