Fshesë drejtorëve të LSI-së në burgje
8 drejtorë burgjesh janë shkarkuar nga detyra për shkeje të rënda në ushtrimin e detyrës, ndërsa 6 zyrtarë janë kallëzuar penalisht me akuzën e thyerjes së rregullores, mosmarrjen e masave për ushtrim të dhunës, emërime në kundërshtim me ligjin, dhe korrupsion.
Shkarkimi është urdhëruar për drejtorët e burgjeve të Lushnjës, Peqinit, Rrogozhinës, Sarandës, Durrësit, Tepelenës, Lezhës e Beratit. Nga verifikimet rezultoi se drejtori i burgut të Sarandës figuron si person i dënuar më parë.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni tha se këto masa vijnë pas inspektimit të kryer në periudhën korrik- tetor 2017 ku janë evidentuar 150 raste te futjes së sendeve të ndaluara në burgje, si telefona celularë, karta telefonike, pije alkoolike e deri lëndë narkotike.
Ministrja Gjoni theksoi se pavarësisht alarmit të dhënë nga prokuroria, per shkeljet ne burgje fatkeqësisht nuk është vepruar më parë nga ana e kësaj ministrie. Pas shkarkimit të drejutesve të burgjeve, Gjoni njoftoi hapjen e konkursit për emërimin e 28 vendeve vakante për funksionet e Drejtorëve të burgjeve, zv/drejtorëvve dhe shefave të policisë në këto institucione.
Add new comment