Në spitale ka mungesa mjekësh, Beqaj firmos shkarkime sipas metrave katrorë (Udhëzimi)
Një urdhër që mban firmën e ministrit Ilir Beqaj paralajmëron një furtunë shkarkimesh në spitalet e vendit. Udhëzimi nr 13 i datës 15 janar 2016 për zbatimin e strukturës së shërbimit spitalor, miratuar nga nga ky dikaster, parashikon rikstrukturim të ketij sherbimi në të gjithë vendin.
Kjo shkresë e cila ka mbërritur edhe në Shkoder ka vënë në punë drejtuesit e spitalit dhe të gjithë shefat e pavioneve, që të bëjnë rankimin e brendshëm të punonjësve dhe më pas nga 795 të punësuar në spital, me strukturën e re kanë vend vetëm 705 persona, ç’ka i bie që 90 prej tyre të dalin në rrugë. Kryesisht pjesa më e prekur mësohet se do të jenë sanitaret, që në total aktualisht janë 169 të tilla apo ¼ e stafit.
Me strukturën e re parashikohet që të largohen rreth 65 prej tyre dhe ky shërbim do të kryhet sipas ligjit nga pjesa e mbetur e sanitareve, bazuar në metrat/katror të sipërfaqes së spitalit dhe numrit të pacientëve që varion nga 110 – 140.
Udhëzimi i ministrit Beqaj përcakton si kritere të mbajtjes në punë të stafit: arsimimin, rezultatet e testimit për personelin infermieror, përformancën në punë dhe vlerësimet e marra nga punëdhënësi, sjellja në orarin e punës dhe disiplina, punonjësit pa masa administrative etj. Do të jenë vetë drejtuesit e shërbimit spitalor rajonal që do të vënë në zbatim këtë udhëzim, duke bërë rankimin e punonjësve.
Brenda 2 javësh pasi të përmbyllet ky proçes, ministrit Ilir Beqaj do të duhet t’i dorëzohet lista me 90 emrat e bërë kurban nga ky proçes, ç’ka përkthehet në 90 familje të lëna në mes të rrugës dhe pa një vend pune për kryefamiljarin apo kryefamiljaren.
Comments
O minister, Ilir Hamid BEQJA,
O minister, Ilir Hamid BEQJA, nuk e di, a mbush apo nuk mbush mire ti ? Te semuret, kur semuren, nuk semuren me meter katror, por semuren kur u vjen per t'u semurur, sigurisht nga halli e jo nga malli e qejfi, dhe ne kete menyre, qe e kane nga halli, te pakten, kur te shkojne e te shurrojne e te dhjesin ne spital, mos te nyjne neper W C me cizme gjuetie dhe me maska kundra gazi nga era e qelbur, por duke qene sanitaret, megjithe hallin qe u ka rene, te shkojne si njerez, me dinjitet. Mos na bej te te themi te te bjere edhe TY, o i biri i Hamitit, halli i njerezve te thjeshte, qe te shkosh ne WC me cizme e me kundragaz. Te zente edhe ty halli sic i ka zene te gjithe njerezit qe kane hall per spital.
U befsh per spital o i biri i Hamitit, ti dh njerezit e tu me te afert, dhe pastaj do te te heqim, ilacet, sanitaren, infermieren, dyshekun, carcafin, dhe do te te themi bjeri nga shtepia.
U befsh per spital, ti me femijet, gruan e ke te keshe per shpirt e per zemer.
Mallkim tjeter nuk kam se c'te te them.
Keput qafen.
Sadist.
Add new comment