shenja
Opozita nuk ka as vullnetin, as idetë, as mundësinë për ta sulmuar këtë sistem në themel
Në dhjetor u kuptua se në Shqipëri asgjë nuk mund të vazhdonte si më parë. Masiviteti dhe intensiteti i protestave studentore nxorën në pah faktin se rinia universitare, si grupi më përfaqësues i shoqërisë, nuk do të pranonte më koordinatat e vjetra të veprimit dhe mendimit politik. Institucionet publike, madje edhe vetë ideja e përfaqësimit, hynë në krizë të thellë. Demokracia nisi të artikulohej si veprim kolektiv i drejtpërdrejtë, radikal dhe krijues. Mbarë shoqëria gjeti mundësinë të shprehte tëhuajësimin e vet politik, duke u konsideruar zëlart si e papërfaqësuar.
Beteja për sovranitetin, heqjen e tutelës neokoloniale, kundër paternalizmit të Ti(Ramës)...
Deklarimet dhe diskutimet lidhur me të ashtuquajturën “marrëveshje finale” ndërmjet Serbisë e Kosovës tashmë kanë arritur vlera inflatore, gati të ngjashme me ish dinarin jugosllav në fundin e viteve e nëntëdhjeta. Nuk ka ditë që nuk flasin nga disa zyrtarë të Serbisë e të Kosovës për këtë temë, sikundër që nuk ka ditë që nuk flasin edhe nga disa ambasadorë, ministra, parlamentarë, kongresmenë e gazetarë të shteteve të Bashkimit Evropian, të SHBA-ve e të Rusisë.
Vuçiqi si kampion i llomotitjeve
Kombit tonë i kërkohet të dalë nga lëkura e vet
Nëse bën të thuhet fjala e fundit si e para, atëherë mund të thuhet se shqiptarët si komb nuk kanë të ardhme të mirë. Natyrisht, duke shtuar menjëherë edhe këtë pjesë të mendimit: me këto mend që i kanë! Pra, me këto mend, me të cilat udhëhiqemi sot, ne shqiptarët të ardhmen nuk e kemi aspak të sigurt. (Meqë çdo hipotezë kërkon argumentim, që të shndërrohet në tezë, në vazhdim do të bëj përpjekje që të sjellë disa argumente për këtë hipotezë realiste, por që tingëllon si skepticiste e pesimiste.)
Teza e Spahiut: Islamizimi i shqiptarëve u nxit në kohën e Qyprillinjve(Qypërlinjve)
Në literaturën tonë dhe literaturat ballkanike e, madje, edhe evropiane, emri turk përdoret edhe për ushtarët osmanë dhe emri Turqi po ashtu përdoret jo vetëm për të emërtuar shtetin modern të krijuar nga Mustafa Kemal Ataturku (1881-1938), po edhe Perandorinë Osmane (1299-1923). Ky është një gabim i pafalshëm, andaj për t’i ikur keqkuptimit, duhet të sqarohemi që në fillim.
Myslimanizmi në Kosovë dhë tërheqja e Tiranës zyrtare nga integrimi brendakombëtar*
E ardhmja e Kosovës është pezull, sepse ajo vazhdon të pehatet ndërmjet kërcënimit gjenocidal pansllavist, në njërën anë, dhe kërcënimit islamofobik perëndimor, në anën tjetër. Ky është fati ters i këtij vendi të vogël, të varfër, të izoluar e të papranuar, i cili mbahet në këso gjendjeje për shkak synimeve revanshiste të koalicionit pansllavist (Rusisë e Serbisë) dhe projekteve konvertuese-prozelituese të Perëndimit.