shba
Në Afganistan fitoi korrupsioni, nuk humbi SHBA!!! Ka ndonjë afgan të shpallur non grata?
Nuk humbi Amerika, fitoi korrupsioni. Ja receta që po jepet për atë që ndodhi në Afganistan. Mund të jetë edhe kështu. Nuk përjashtohet. Por nëse kjo është e vërteta, atëherë kush e bëri këtë korrupsion? Administrata, politika, qeveria, ushtria, media, ojq-të e kështu me radhë.
Janë pikërisht këta që SHBA po i transporton jashtë vendit dhe po i strehon edhe në vende si ky yni. Ndërkohë që ka premtuar se do marrë vetë 22 mijë njerëz.
Katër gabimet e Amerikës në Afganistan dhe risqet e reja
Tërheqja e ngathët e trupave amerikane nga Afganistani përfaqëson krizën e parë reale të administratës Biden në politikën e jashtme. Faji nuk i duhet lënë vendimit për t'u tërhequr: ishte një gabim në zbatim, jo strategjik. Prania amerikane në vend ishte bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme. Shtetet e Bashkuara kishin tërhequr një numër të konsiderueshëm të trupave, ndërsa talebanët po fitonin me shpejtësi territor, dhe shumë pak amerikanë në SHBA tani ishin të interesuar për të çështjen në fjalë.
Kombndërtimi në Afganistan u pa si një lojë Lego
Rënia e Kabulit ishte e pashmangshme. Shënon fundin e një fantazie perëndimore post-imperiale. E megjithatë reagimi i Perëndimit nuk është i besueshëm. Vëri emrin që do; katastrofë, poshtërim, një gabim katastrofik. I shkon. Të gjitha tërheqjet e perandorive janë të rrëmujshme. Kjo e tanishmja mori 20 vjet, por të paktën fundi ishte i shpejtë.
Si dështoi Amerika me stërvitjen e forcave në Kabul
JERUSALEM - Dialog midis rreshterit major Bobadilla (SMB) dhe një ushtari afgan (SA), Senjaray:
SMB: "Më duhet të flas me rreshter majorin, Shah Mansur."
SA: "Nuk e di kush është"
SMB: «Para se të nisesh për në Kandahar, kapiteni i kompanisë tënde më informoi se ai është rreshteri juaj. Ai i gjati ... "
SA: "Nuk është ai."
SMB: "Ai ka të njëjtën gradë me mia, duhet të di se kush është ai."
SA: "Pyetni komandantin e kandakut (batalioni në Pashto, ed)".
SMB: "Nuk mund ta shqetësoj komandantin për këtë".
SHBA ecën me plane strategjike? Cili plan e parashikonte këtë poshtërim?
Pajet e evakuuimit nga Kabuli kanë sjellë në vëmendje historinë e largimit të SHBA nga Saigoni në vitin 1975.
Dallimi i vetëm është se administrata e tanishme amerikane po mbrohet duke thënë se ky nuk është Viatnami. Në një farë mënyre po. SHBA i tërhoqi trupat dhe ishte qeveria afgane që formalisht ra. Mirëpo 20 vjet angazhim ushtarak dhe 2 trilionë dolllarë bashkë me mijëra të vdekur, ku shkuan?
SHBA erdhi, pa dhe dështoi
Amerika iku nga Afganistani dhe tani po shohim se talebanët po marrin atë që humbën dikur. Me armë e humbën, me armë e morën. A është kjo humbje për SHBA? A është ky Vietnami i dytë? T’ia lëmë kinemasë ta përcaktojë, meqenëse SHBA është një vend ku historia vlen më pak se kinemaja. Por shifrat flasin për një dështim spektakolar dhe ilustrojnë se në SHBA nuk ka më asgjë ideale. As në dukje.
Luftë hibride pa asnjë akuzë konkrete
Sot ish-kryeministri i vendit Sali Berisha kërkoi publikisht nga pala amerikane që të formulojë një akuzë konkrete, me prova dhe fakte që të mund të përligjë vendimin e saj për shpalljen non grata të tij, ashtu edhe komentet publike të ambasadores Yuri Kim.
FDA autorizon trajtimin me antitrupa kundër COVID-19
Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA ka miratuar një trajtim parandalues me antitrupa për individë që janë vulnerabël ndaj Covid-19. Kjo kategori qytetarësh përfshin ata që janë mëtë rrezikuar nga virusi, për shkak të sistemit imunitar të dëmtuar.
Raporti i republikanëve amerikanë: Virusi doli nga laboratori kinez
Republikanët janë të bindur se pandemia që pushtoi botën e ka origjinën në një strukturë kërkimore kineze. Raporti i publikuar prej tyre të hënën del në një konkluzion të tillë.
Sipas raportit, ka "prova të shumta" që shkencëtarët e Institutit Wuhan të Virologjisë - të ndihmuar nga ekspertë amerikanë dhe fonde të qeverisë kineze dhe amerikane - po punonin për të modifikuar koronaviruset për të infektuar njerëzit dhe një manipulim i tillë mund të jetë fshehur.
SHBA konfiskon një nga pllakat e Epit të Gilgameshit
Një fragment i Epit të Gilgameshit është konfiskuar së fundmi nga qeveria amerikane. Pllaka kuneiforme sumere ishte blerë nga një tregtar amerikan në vitin 2003, dhe më vonë ishte shitur te zinxhiri i dyqaneve artizanale Hobby Lobby për Muzeun e Biblës në Oklahoma.
Të martën, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se Lobi Hobi - pronarët e të cilit janë të krishterë të devotshëm - ra dakord të heqë dorë nga artefakti, i cili përmban një pjesë të Eposit të lashtë Sumerian të Gilgameshit, veprat më e vjetër e letërsisë në botë që i ka mbijetuar mijëvjeçarëve.