SHBA konfiskon një nga pllakat e Epit të Gilgameshit

Postuar në 29 Korrik, 2021 13:51

Një fragment i Epit të Gilgameshit është konfiskuar së fundmi nga qeveria amerikane. Pllaka kuneiforme sumere ishte blerë nga një tregtar amerikan në vitin 2003, dhe më vonë ishte shitur te zinxhiri i dyqaneve artizanale Hobby Lobby për Muzeun e Biblës në Oklahoma.

Të martën, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se Lobi Hobi - pronarët e të cilit janë të krishterë të devotshëm - ra dakord të heqë dorë nga artefakti, i cili përmban një pjesë të Eposit të lashtë Sumerian të Gilgameshit, veprat më e vjetër e letërsisë në botë që i ka mbijetuar mijëvjeçarëve. 

Agjentët federalë e kanë sekuestruar pllakën nga muzeu i Oklahoma City në shtator 2019. Hobi Lobi e kishte blerë atë në një ankand privat në 2014, nga një shtëpi ankandi në Londër që Departamenti i Drejtësisë nuk e emërtoi, por që siç raporton RT, ka qenë shtëpia e ankandeve, Christie's.

"Vlera kulturore e kësaj pllake që udhëtoi nëpër botë nën origjinë të rreme tejkalon çdo vlerë monetare", tha agjenti special Peter Fitzhugh i Homeland Security Investigations, i cili ishte i përfshirë në proces.

Pllaka është mbi 4 000-vjeçare, ka përmasa afërsisht 15 me 12 cm dhe është e shkruar në gjuhën e Akadit.

Pllaka është marrë nga tregtari anonim në Londër në vitin 2003, te tregtari jordanez i monedhave Ghassan Rihani. Në atë kohë, forcat amerikane sapo kishin hyrë në Irak. Tregtari më pas e dërgoi pllakën në SHBA pa deklaruar përmbajtjen e saj dhe e pastroi. Në atë moment u kuptua se pllaka ishte fragment i një prej veprave më të vjetra që nga njohur njerëzimi. Pllaka u shit e rishit disa herë derisa u ble nga Hobby Lobby dhe u dërgua në muze.

Sipas Jacquelyn Kasulis, ushtruese e detyrës së avokatit amerikan për Distriktin Lindor të Nju Jorkut, Deparmtamenti i Drejtësisë synon që ta kthejë "kryeveprën e rrallë dhe të lashtë të letërsisë botërore në vendin e saj të origjinës".

Në tre dekadat e fundit, muzetë e Irakut janë plaçkitur shpesh. Nëntë nga muzetë rajonalë të vendit u vunë në shënjestër të plaçkitësve në 1991 gjatë Luftës së Gjirit. Kjo çoi në shkatërrimin ose vjedhjen e rreth 4 000 objekteve.

Autoritetet irakiane kanë vlerësuar se më shumë se 35 000 sende u morën nga Muzeu Kombëtar i Irakut në Bagdad kur ai u pushua gjatë pushtimit 2003. Qeveritë e mëvonshme irakiane të mbështetura nga SHBA janë përpjekur të kthejnë artefaktet, por kanë parë pak sukses. Në vitin 2014, kur grupi Shteti Islamik mori nën kontroll një pjesë të madhe të Irakut dhe Sirisë dhe plaçkiti muzeun në Mosul, qeveria amerikane u zotua të godiste tregtinë e objekteve të vjedhura, duke thënë se të ardhurat po kontribuonin në financimin e terrorizmit.

Comments

Submitted by Andi (not verified) on

Eshte pak e veshtire te mendosh seriozisht se ndonje qeveri po mendon per riatdhesimin e artefakteve qe ka ne posedim por qe origjinen e kane diku tjeter. Me gjithe vlerat europiane, demokratike, humane e cte duash, kartat e traktatet pafund te firmosura mesh shtetesh, eshte fakt i pamohueshem qe rrezistenca dhe moskokcarja e fuqive te medha per kthimin e artefakteve ne vendin e origjines eshte shume e madhe. Sapo futesh ne muzete me salla e bollshme tavanlarta e te mirembajtura te Londres, Nju Jorkut, Parisit, Berlinit, Romes, Madridit, Stambollit apo Vienes has ne objekte qe asfare nuk kane te bejne me ate vend ku po i shikon. Qe ne shumicen e rasteve kane arritur aty pas kolonizimeve shekullore e lufterave te pergjakshme. Qe nese u hyn thelle ne detaje nuk veren asnje ndryshim me kostumet 15 kilogrameshe te qendisura me ar apo ikonat qe u vodhen nga muzete e objektet e kultit ne fillim vitet 90 nga turlifare xhambazesh e moren rrugen e Greqise e Italise. Jane te njohura pastaj "perpjekjet gjigande" per te riatdhesuar kete apo ate artefakt. Po per dhjetramije te tjerat askush nuk flet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.