separatizmi

"Spanja duhet ta njohë Kosovën. Do të fitonte një argument më shumë për të mbajtur Katalonjën"

Postuar në 25 Nëntor, 2017 17:14

 Katalonja dhe Kosova. Spanja duket se po sillet njësoj si Rusia, kur për një problem të vetin të brendshëm sjell në vëmendje një precedent ndërkombëtar, të zgjidhur në mënyra dhe kushte të tjera. Qëndrimi i Spanjës favorizohet edhe nga paaftësia e plotë e BE-së për t’iu përgjigjur sfidës katalonjase, ndërkohë që në kontekstin e një debati, çështja ngjan më e qartë për t’u trajtuar.

BE e quan ilegal referendumin e Katalonjës

Postuar në 02 Tetor, 2017 13:43

Komisioni Evropian e konsideron ilegal referendumin e Katalonjës dhe kujton se nëse do të mbahej një referendum legjitim dhe rezultati do të ishte në favor të pavarësisë, atëherë kjo do të thoshte se ky territor i veçantë do të ishte jashtë Bashkimit Evropian.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Komisionit theksoi se dhuna nuk mund të jetë një mjet për të zgjidhur dallimet politike dhe se Komisioni ka "besim në udhëheqjen e kryeministrit Rahoy" për të menaxhuar këtë proces të vështirë në respekt të plotë të Kushtetutës spanjolle.

Subscribe to RSS - separatizmi