BE e quan ilegal referendumin e Katalonjës
Komisioni Evropian e konsideron ilegal referendumin e Katalonjës dhe kujton se nëse do të mbahej një referendum legjitim dhe rezultati do të ishte në favor të pavarësisë, atëherë kjo do të thoshte se ky territor i veçantë do të ishte jashtë Bashkimit Evropian.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Komisionit theksoi se dhuna nuk mund të jetë një mjet për të zgjidhur dallimet politike dhe se Komisioni ka "besim në udhëheqjen e kryeministrit Rahoy" për të menaxhuar këtë proces të vështirë në respekt të plotë të Kushtetutës spanjolle.
Në deklarate thuhet se: "Sipas Kushtetutës spanjolle, referendumi në Katalonjë nuk ishte ligjor. Për Komisionin Evropian, siç përsëritet vazhdimisht nga Presidenti Juncher, kjo është një çështje e brendshme e Spanjës, e cila duhet të trajtohet në përputhje me rendin kushtetues të Spanjës.
Ne i bëjmë thirrje të gjithë lojtarëve të rëndësishëm që të lëvizin shumë shpejt nga debati në dialog. Dhuna kurrë nuk mund të jetë një instrument në politikë. Ne kemi besim në udhëheqjen e kryeministrit Rahoy për të trajtuar këtë proces të vështirë me respekt të plotë për Kushtetutën spanjolle dhe të drejtat themelore të qytetarëve të mishëruara në të"
Ndërsa zëvendësministri i Jashtëm, gjerman Michael Rot tha se zhvillimet në Katalonjë janë "shqetësuese" dhe se politika separatiste nuk është zgjidhje.
"Të gjitha shtetet anëtare të BE duhet të respektojnë dhe t'i përmbahen në mënyrë strikte parimeve dhe rregullave të sundimit të ligjit dhe demokracisë. Konfliktet politike në Bashkimin Evropian duhet të zgjidhen përmes dialogut në vend të dhunës në rrugë. Të dyja palët duhet të thonë se janë gati ta bëjnë këtë"- tha Rot.
http://www.kathimerini.gr/929023/article/epikairothta/kosmos/komision-pa...
Add new comment