schieb
Marrëveshja me Kosovë, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE
Marrëveshja me Kosovën është kusht që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, ka përsëritur nevojën e një konkluzioni pozitiv të dialogut të nisur gjatë një interviste për Prva Tv. Ai ka sqaruar se procesi i nisur do të vazhdojë nën të njëjtin format që ka ecur deri më tani, por përfaqësues do të jetë Josep Borrell.