satelitet
Ta ndihmojmë Serbinë me satelitët Albania 1/2. Petkoviç: Policia e Kosovës hyri 500 m në Serbi
Serbia ndihet sërish e provokuar sot pasi sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën, Petar Petar Petkoviç, pjesëtarë të policisë së Kosovës, kanë shkelur vijën administrative në distancë 500 m. Përmes një videoje ai ka komentuar kështu incidentin:
Kina ka vënë "në shënjestër" satelitët
Përveç Rusisë, Kina po ndërton armë të sofistikuara kibernetike për të "marrë peng" satelitët dhe për t’i bërë ata të padobishëm.
"SHBA vlerëson se përpjekja e Kinës për të zhvilluar aftësi të tilla, të cilat do të aplikohen kundër satelitëve të armikut është një pjesë kyçe e qëllimit të saj për të kontrolluar informacionin, të cilin Pekini e konsideron një 'fushe luftarake' thelbësore," raporton "Financial Times".
Rusia: Hakerimi i satelitëve do të konsiderohet shkak për luftë
Çdo tentativë për të hakeruar satelitët e saj, Rusia do ta shohë si justifikim për luftë. Paralajmërimi vjen nga kreu i agjencisë hapësinore ruse. Kreu i Roscosmos, Dmitry Rogozin, mohoi raportet e mediave se qendrat ruse të kontrollit satelitor tashmë janë hakuar në mes të pushtimit të Ukrainës nga Moska, ndërsa paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për ta bërë këtë, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Satelitët për Partinë, ujin dhe bukën(me shpresë) për Shqipërinë!
Pak javë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria së shpejti do të ketë satelitin e vet. Ne duhet ta presim me gëzim edhe ëndrrën e një njeriu, sidomos po të mbajmë parasysh faktin se me satelitin tonë dhe vullnetin e hekurt për të bërë shtet, nuk do kemi nevojën e të huajve për parë nga ajri fushat me hashash. Çfarë tjetër të shikosh nga lart në Shqipëri?
Kina përplaset me SHBA-në në hapësirë
Gara SHBA-Kinë është zhvendosur prej kohësh edhe në hapësirë. Por një incident i fundit i ka acaruar marrëdhëniet edhe në këtë pikë. Pekini e akuzoi sot SHBA-në për sjellje të papërgjegjshme dhe të rrezikshme në hapësirë për shkak të dy “takimeve të afërta” mes stacionit hapësinor kinez dhe satelitëve të kompanisë Starlink të miliarderit amerikan, themeluesit të Tesla, Elon Musk.
Ditën e prishjes së Cirkut të Tiranës, kryeministri Rama njofton për lëshime satelitësh, Albania 1/2
Niveli i karragjozllëkut të kryeministrit të Shqipërisë dhe dashurisë së pakufishme për teatër dhe marketing ka mbërritur sot në një tjetër nivel, teksa Edi Rama shpërndan në Facebook një video ku nuk duket askush,. Veç një iPad që manipulon plane lëshimi raketash dhe dy zëra që komunikojnë për lëshimin e dy satelitëve: Albania 1 dhe Albania 2. Një prej zërave është Edi Rama që shet kështu pa dhënë asnjë hollësi fabulën e Shqipërisë në hapësirë, një tjetër ëndërr kazani dhe demagogji mejhaneje siç është Shqipëria.
Vrima e ozonit kalon përmasat e Antarktidës
Vrima e ozonit këtë vit ka arritur një shtrirje më të madhe se ajo e Antarktidës, një nga më të mëdhatë në vitet e fundit. Këtë e tregojnë pamjet e marra nga sateliti Sentinel 5P, një nga rojet tokësore të programit Kopernikus që menaxhohet nga Agjencia Evropiane dhe Evropiane e Hapësirës (ESA). Të dhënat u mblodhën si pjesë e Shërbimit të Monitorimit të Atmosferës Copernicus (Cams) të Qendrës Evropiane për Parashikimet e Motit me Rreze të Mesme. Shifra vjen në 17 shtator, Dita Ndërkombëtare për Ruajtjen e Shtresës së Ozonit.
Lufta për territore zhvendoset në hapësirë
Për të mëdhenjtë e teknologjisë (dhe pasanikët e globit), planeti tani është i vogël për “përplasje”. Elon Musk dhe Jeff Bezos e kanë zhvendosur në hapësirë “luftën” e tyre. Respektivisht i pari dhe i dyti në listën e më të pasurve në botë, ata kanë një mosmarrëveshje për satelitët në hapësirë.