Ta ndihmojmë Serbinë me satelitët Albania 1/2. Petkoviç: Policia e Kosovës hyri 500 m në Serbi

Postuar në 06 Korrik, 2023 23:24

Serbia ndihet sërish e provokuar sot pasi sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën, Petar Petar Petkoviç, pjesëtarë të policisë së Kosovës, kanë shkelur vijën administrative në distancë 500 m. Përmes një videoje ai ka komentuar kështu incidentin: 

E ashtuquajtura polici e Kosovës e Kurtit kanë hyrë sërish në territorin e Serbisë Qendrore, 500 metta nga linja administrative. Ata nuk kanë se çfarë kërkojnë në territorin e Serbisë qendrore dhe hynë aty të armatosur deri në dhëmbë. Do të doja t’ju tregoja prova të shkeljes prej tyre të marrëveshjeve

Pastaj shpjegimi që jepet është ky: 

Sot, një oficer policie nga stacioni i Bujanovcit vuri re një mjet që lëvizte shpejt, që ishte i të ashtuquajturës Polici e Kosovës, drejt fshatit Breznica. Ajo ishte në ndjekje të një furgoni të bardhë në drejtim të fshatit, makina e bardhë u kthye dhe iku në drejtim të fshatit. Kur e ashtuquajtura polici e Kosovës e ndaloi atë, ata u vunë re nga anëtarë të Ministrisë së Brendshme. Oficerët e policisë së Kurtit i panë dhe mandej ikën në drejtim të Kosovës, pra të Karaçevos…Synimi i këtyre veprimeve është provokimi i Serbisë

ka thënë Petkoviç që nuk ka sqaruar sesi janë verifikuar provat se policët e Kosovës ishin të armatosur deri në dhëmbë. Ky është niveli i tensioneve që ka Ballkani sot. Me këtë rast satelitët Albania 1 dhe 2 mund të ndihmojnë me pamje të qarta se për çfarë është fjala duke legjitmuar kështu edhe ndërmjetësimin, por edhe dobinë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.