samiti i parisit

BE-ja dështoi, Serbia hedh sytë nga SHBA për dialogun me Kosovën

Postuar në 28 Qershor, 2019 12:11

Prej ca kohësh politikanët në Beograd japin gjithnjë e më shumë deklarata për ndikimin vendimtar të Amerikës në procesin e zgjidhjes së ҫështjes së Kosovës, gjë që bie në kundërshtim me deklaratat e mëparshme. Kur Prishtina insistonte për përfshirjen e Amerikës në procesin e Kosovës, Beogradi i refuzonte idetë e tilla, duke theksuar se në këtë rast Serbia do të kërkonte që në dialog të përfshihej edhe Rusia.

Në Paris hapet loja e re për Kosovën*

Postuar në 17 Maj, 2019 11:28

Është provokim, natyrisht, që të përdor titullin e njërit prej filmave kult të shekullit XX, “Tangoja e fundit në Paris”, si hyrje për shpjegimin e mendimit, zakonisht primitiv, të Hashim Thaçit dhe dy a tre përkrahësve të tij që dalin në opinion publik ka dy javë për të shpjeguar se si ideja e presidentit të Serbisë për një vijë të re ndarëse mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan nuk ka vdekur.

Hamas dhe Fatah arrijnë marrëveshjen: Qeveri uniteti në Palestinë

Postuar në 17 Janar, 2017 23:32

Mediat raportojnë se politkka palestineze ka gjetur gjuhën e përbashkët për krijimin e një qeverire të unitetit. Vendimi kapërcen vite të tëra konfrontimi mes lëvizjes isalmike Hamas dhe Al Fatah, pasardhëse e OÇP-së, së Jaser Arafatit. Deklarata ka ardhur nga Moska ku lideri i i Fatahuit, Mahmoud Abbas dhe kreu politik i islamikëve të Hamas, Khaled Meshal ndodheshin prej disa ditësh për negociata.

Kredia e BERZH për hekurudhën shitet si sukses për Shqipërinë në Samitin e Parisit!

Postuar në 04 Korrik, 2016 21:24

Samiti i Berlinit ishte një sukses për Shqipërinë. Aty Shqipëria mori financime për projektin e lidhjes energjetike me Maqedoninë dhe siç thotë zv.ministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi, janë lëvruar këstet e para nga KFW gjermane. Po sipas zv.ministres edhe Samiti i Parisit ka rezultuar i suksesshëm për Shqipërinë. Në një intervistë për TemaTv, Barbullushi tha se vendi ynë, i përfaqësuar në këtë samit nga kryeministri Edi Rama, ka marrë financime për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe zgjatjen e saj deri në Rinas.

Samiti i Parisit, Shqipëria do të kërkojë financime për një projekt hekurudhor

Postuar në 04 Korrik, 2016 15:47

Shqipëria shkon me projekte konkrete në samitin e Parisit. Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, ka deklaruar se Shqipëria do të kërkojë financimin e një projekti hekurudhor. Samiti i Parisit ka nisur punimet këtë të hënë dhe atje do të diskutohet avancimi i bashkëpunimit mes shteteve në Rajon dhe fuqizimi i ekonomisë.

"TemaTv"

Subscribe to RSS - samiti i parisit