Kredia e BERZH për hekurudhën shitet si sukses për Shqipërinë në Samitin e Parisit!

Postuar në 04 Korrik, 2016 21:24

Samiti i Berlinit ishte një sukses për Shqipërinë. Aty Shqipëria mori financime për projektin e lidhjes energjetike me Maqedoninë dhe siç thotë zv.ministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi, janë lëvruar këstet e para nga KFW gjermane. Po sipas zv.ministres edhe Samiti i Parisit ka rezultuar i suksesshëm për Shqipërinë. Në një intervistë për TemaTv, Barbullushi tha se vendi ynë, i përfaqësuar në këtë samit nga kryeministri Edi Rama, ka marrë financime për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe zgjatjen e saj deri në Rinas. Ndoshta e kemi gabim, por sikur hekurudha e parë ekziston, ndërsa për të dytën, pra zgjatimin, zv.ministrja tregohet disi shumë e lëshuar në terma kur e konsideron atë “strategjike”. Pasi duhet që në fillim të ketë fluks mallrash që të justifikojmë hekurudhën.

Në fakt ka qenë Ministria e Financave që ka kërkuar një kredi sovrane nga BERZH për përmirësimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrësi dhe ndërtimin e një linje hekurudhore që do të lidhë kryeqytetin me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Vetë BERZH njoftoi para pak ditësh se “ishte duke shqyrtuar dhënien e një kredie sovrane për Hekurudhën Shqiptare. Kredia do të financojë rehabilitimin dhe përmirësimin e linjës hekurudhore 34.7 km që lidh Tiranën me Durrësin dhe ndërtimin e një linje hekurudhore 7.4 km nga Tiranë, aeroporti i Rinasit”-thuhej në njoftim(http://www.respublica.al/2016/06/22/ministria-e-financave-kërkon-borxh-për-hekurudhën-tiranë-durrës-dhe-ndërtimin-e-një-linje) . Ndaj nëse ka një sukses nga këto samite, që zv.ministrja i ka analizuar si procese paraintegruese të Ballkanit Perëndimor, përpara integrimit në BE, ky është suksesi i fotografive të Edi Ramës dhe pozave të tij. Përndryshe është vetë kryeministri i znj. Barbullushi që para disa ditësh do të deklaronte se “Shqipëria do të anëtarësohet në BE kur të jetë gati, nëse BE-ja do të ekzistojë”. Çka e thjeshton politikën e jashtme të kësaj qeverie në një axhendë lobimi fotosh, shëtitjesh me taksi, e po t’u besojmë gojëve të liga, në përhapje thashethmesh e lobime kundër partnerëve në koalicion.

Comments

Submitted by Drejtesia (not verified) on

Jemi 12 vite me vonese ne realizimin e hekurudhes Tirane- Durres- Rinas. Berisha prishi kontraten me General Electric ne 2006 dhe shoqeria mori 15 milione euro demshperblim, per kete budallek te PD-se. Leket u paguan dhe hekurudha nuk u be.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Si gjithmone, tashme nuk ka as nevoje ta thuash, fajin e ka PD dhe gogoli Sali. Perpara per korrigjimin e te gjitha gabimeve qe ka bere PD dhe Saliu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.