Hamas dhe Fatah arrijnë marrëveshjen: Qeveri uniteti në Palestinë
Mediat raportojnë se politkka palestineze ka gjetur gjuhën e përbashkët për krijimin e një qeverire të unitetit. Vendimi kapërcen vite të tëra konfrontimi mes lëvizjes isalmike Hamas dhe Al Fatah, pasardhëse e OÇP-së, së Jaser Arafatit. Deklarata ka ardhur nga Moska ku lideri i i Fatahuit, Mahmoud Abbas dhe kreu politik i islamikëve të Hamas, Khaled Meshal ndodheshin prej disa ditësh për negociata.
Vendimi pason Samitin e Parisit, inicuar nga Franca prej nga ku doli një deklaratë e përbashkët për çështjen palestineze. Nga marrëveshja lind detyrimi për krijimin e një Këshillim Kombëtar, që do të zgjedhë Komiteitin Ekzekutiv dhe trupën kryesore politike dhe diplomatike. Gazeta e majtë izraelite, “Haaretz” i ka marrë një prononcim një zyrtari palestines në kushtet e anonimatit, sipas të cili shtysat e marrëveshjes ishin Samiti i Parisit, rezoluta e Këshillit të Sigurimit që kritikonte ngulimet izraelite në Ëest Bank, Jeruzalemin Lindor dhe Lartësitë Golan.
http://www.haaretz.com/israel-news/1.765719
Duket se SHBA me Donald Trump ndodhen përballë një problemi të vërtetë në këtë zonë, pasi marrëveshja u arrit pa asnjë ndikim të tyrin. I vetmi vend që duket se qëndron në krah të Shtëpisë së Bardhë dhe axhendës së Trump, për momentin ngjan të jetë Britania e Madhe, e cila bllokoi Këshillin për Çështjet me Jashtë në Bashkimin Europian që të adoptojë një rezolutë përmes së cilës njeh rezultatet e Samitit të Parisit.
Rezervave të Britanisë i janë shtuar edhe Hungaria dhe Lituania, ndërkohë që kryeministrja Theresa May ka kritikuar qëndrimet e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry për ngulimet. Sipas saj nuk janë vetëm këto arsyeja e krizës izraelito –palestineze, pohim ky që kontraston qëndrimet e deritanishme edhe të Obamës.
Add new comment