samiti i berlinit
Kosovës i intereson ndërmjetësimi i Gjermanisë, jo i BE-së dhe Mogherinit*
Kur Kosova kishte shpallur Pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, kryesimin e radhës së BE-së e kishte Sllovenia. Këtij shteti të ri në atë kohë të BE-së, me një përvojë prej më pak se katër vjet si anëtare e BE-së, i ra mbi supe një detyrë jo e lehtë. U desh që Sllovenia të mundohej të ndërtojë një konsensus brenda BE-së për shtetësinë e Kosovës. Sa i përket qëndrimit individual nuk kishte dyshim: Sllovenët ishin shprehur në favor të pavarësisë madje duke thënë se Kosova po e përdorte të njëjtën të drejtë që në vitin1991 e kishin përdorur sllovenët.
Ministri serb Vulin: Na duhet kufiri me Shiptarët. Me ta kemi patur vetëm luftëra dhe mizerje
Beogradi zyrtar nuk e ka fshehur pakënaqësinë e vet për samitin e Berlinit, ku mesa duket liderët europianë nuk kanë arritur të bindin qeverinë e Kosovës që të heqë taksën 100% ndaj mallrave serve. Zyrtarët serbë po propagandojnë idenë se pas kokfortësisë së Haradinajt dhe dobësisë së BE-së fshihet projekti i Shqipërisë së Madhe. Diçka e kuptueshme në kushtet kur presidenti serb Vuçiç duhet të shpjegojë se çfarë u bë me Dialogun e Madh dhe Marrëveshjen historike me shqiptarët.
Atlet(ja) i Perëndimit
Njësoj si në rastin kur në Gjermani e bënë për një lek pse portalet e tij sulmonin deputetin Krichbaum, edhe sot kryeministri i Shqipërisë, ka dalë në Facebook për të rrëfyer të vërtetën e tij të takimit të Berlinit. Sepse siç e do kjo e vërtetë, Të tjerët përherë i keqkuptojnë zhvillimet apo diskutimet…
Në një përgjigje ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që e akuzoi se i ka bërë presion për heqjen e taksës për mallrat serbe në Berlin, z. Rama nis me ofendimin personal ndaj Haradinajt që siç mund të pritet e përbuz.
Samiti shkoi shumë mirë. Kryeministri bëri fotot që donte
Kryeministri i Shqipërisë është i shqetësuar edhe për Europën përveçse për Shqipërinë, Kosovën dhe Ballkanin. Pas samitit të Berlinit ai është ndër të paktët pjesëmarrës që flet me pozitivitet dhe madje hidhet në sulm kundër mediave shqiptare që sipas tij po bëjnë çmos që vendi ynë të dështojë. Është thuajse e sigurtë tashmë se zotin kryeministër nuk e këshillon njeri pos emocioneve të veta. Pasi përndryshe kjo sjellje e tij, bajate në kulm, do të kishte ndalur.