rubla
Rusia dhe India, drejt një mekanizmi të ri për të anashkaluar dollarin
India dhe Rusia po eksplorojnë idenë e një kursi standard të këmbimit rupi-rubla për të filluar tregtinë e drejtpërdrejtë duke përdorur të dy monedhat. Kjo shihet si një strategji për të kapërcyer barrierat tregtare të dollarit të krijuara nga sanksionet perëndimore kundër Moskës.
Rusia lëshon pe: Sistem i ri pagese për vendet mike që blejnë gaz
Ekspertët rusë po shikojnë mundësinë e një mënyre për gazin rus. Përjashtimi do të bëhet vetëm për vende që Rusia i konsideron të papërfshira në çështjen e Ukrainës. Nevoja lind pasi thuhet se sanksionet e vendosura nga Perëndimi u pasuan nga kërkesa e Rusisë për të marrë pagesën për eksportin e gazit në Evropë në rubla.
Rusia emeton KriptoRublën, monedhën shtetërore digjitale
Rusia do të jetë vendi i parë me monedhën e parë difjitale. Kriptorubla pritet të jetë Kriptomonedha kombëtare e Rusisë e cila do të bazohet mbi softin që përgjigjet për asetet digjitale – blockchain- por do të gjurmohet nga qeveria. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Komunikacioneve Nikolay Nikifirov dhe raportohet nga agjencia Sputnik. KriptoRubla do të emetohet dhe menaxhohet vetëm nga qeveria ruse, mund të shkëmbehet në çdo kohë me rublën, por nëse poseduesi nuk sqaron burimin e kriptomonedhës do të ngarkohet me 13% taksë.