Rusia emeton KriptoRublën, monedhën shtetërore digjitale
Rusia do të jetë vendi i parë me monedhën e parë difjitale. Kriptorubla pritet të jetë Kriptomonedha kombëtare e Rusisë e cila do të bazohet mbi softin që përgjigjet për asetet digjitale – blockchain- por do të gjurmohet nga qeveria. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Komunikacioneve Nikolay Nikifirov dhe raportohet nga agjencia Sputnik. KriptoRubla do të emetohet dhe menaxhohet vetëm nga qeveria ruse, mund të shkëmbehet në çdo kohë me rublën, por nëse poseduesi nuk sqaron burimin e kriptomonedhës do të ngarkohet me 13% taksë. Ministri ka shtuar se hedhja në qarkullim e monedhës bëhet thjesht dhe vetëm për një arsye: nëse Rusia nuk e bën një gjë të tillë, për dy muaj, këtë hap do ta ndërmarrin vendet fqinje në Azi.
https://sputniknews.com/science/201710161058281052-russia-cryptocurrency...
Add new comment