Rusia lëshon pe: Sistem i ri pagese për vendet mike që blejnë gaz

Postuar në 30 Mars, 2022 10:10

Ekspertët rusë po shikojnë mundësinë e një mënyre për gazin rus. Përjashtimi do të bëhet vetëm për vende që Rusia i konsideron të papërfshira në çështjen e Ukrainës. Nevoja lind pasi thuhet se sanksionet e vendosura nga Perëndimi u pasuan nga kërkesa e Rusisë për të marrë pagesën për eksportin e gazit në Evropë në rubla. Ekonomistët nga Qendra për Analizë Makroekonomike dhe Parashikime Afatshkurtra (CMASF) dhe Instituti për Parashikimet Ekonomike të Akademisë së Shkencave Ruse deklarojnë se vendet e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU), Kina, India, Irani, Turqia dhe vende të tjera mund të jenë të interesuara në ngritjen e një sistemi faturimi pa dollarë. Pak ditë më parë, Vladimir Putin urdhëroi që pagesa për gazin natyror të furnizuar nga Rusia të transferohej në rubla dhe shpjegoi se bëhej fjalë për refuzimin e përdorimit të “monedhës së të gjitha vendeve që kanë komprometuar veten”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.