Ruçi
Edukator i diktaturës dhe demokracisë (Video)
Kreu i grupit parlamentar socialist ose numri dy i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u takua dje me të rinj që votojnë për herë të parë, duke u kërkuar votën. Ish-sekretar i Partisë së Punës dhe ish-ministër i Brendshëm në kapërcyellin e diktaturës dha konsiderata për të dy kohët ku ai ka milituar me të njëjtën parti, duke përcjellë edhe këshilla për brezin e ri jo vetëm si të sillet në jetën e përditshme, por edhe si të hedhë votën në kuti, kësaj rradhe për demokracinë.
PS kërkesë LSI-së: Vendos për presidentin. I kemi votat edhe pa ju
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka kërkuar sot nga LSI-ja që të marrë një vendim rreth zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Gjatë një fjalimi në Parlament, Ruçi, ka deklaruar se PS-ja i ka votat, duke lënë të kuptohet sa opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, aq edhe zgjedhjen e presidentit të ri vetëm me votat e PS-së dhe PDIU-së.
Ruçi rrëzon skenarin e zgjedhjeve të parakohshme: Presidenti i ri do të zgjidhet në afatet kushtetuese
Mazhorancanuk ka ndërmend të djegë raundet për zgjedhjen e presidentit në funksion të zgjedhjeve të reja. Gramoz Ruçi, njeriu kryesor në Partinë Socialiste së bashku me Edi Ramën, ka deklaruar nga Fieri ku ndodhej për një takim me banorë të cilëve u shpërndau certifikata legalizimi, se Presidenti do të zgjidhet në afatet kushtetuese. Kjo është përgjigja politike, ndonëse ende jo zyrtare, e spekullimit se raundet bosh janë një mënyrë për të neutralizuar me procedurë protestën e PD-së.
PS kërkon të hapet gara për Presidentin, raundi i pare në 19 Prill
Dy partitë e mëdha kanë hedhur formalisht hapin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në të njëjtën ditë kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë i kërkuan kryetarit të kuvendit Ilir Meta hapjen e procedurave për presidentin e ri të vendit.
Kujt i vlejnë paralelet me '97-ën?
Në debatin politik mbi protestën e opozitës dhe kërkesat e saj u përfshi sot edhe ideologu i prapavijës në Partinë Socialiste, Gramoz Ruçi, angazhimi i të cilit në këtë fushatë shënon një kthesë në diskursin me të cilin qeveria po trajton çadrën e Partisë Demokratike.
Këtu ka tradhëti burra!
Tonet patriotike të Edi Ramës jo gjithmonë nënkuptojnë disponimin e tij për të zgjidhur çështjet e ashtuquajtura kombëtare. Viktima e radhës është Shpëtim Idrizi dhe çështja çame. Kryeministri që nuk i kursen shfaqjet sipas axhendave nacionaliste që promovon në kuadër të devizës "zero probleme me fqinjët", duket se ka bërë një hap mbrapa në raport me Greqinë, me të cilën ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet qëkurse ka ardhur në pushtet.
Sqarimi i Kokëdhimës: Prishja me Ramën për shkak të reformës në PS. Rama zgjodhi anën e Gramoz Ruçit
Koço Kokëdhima është përpjekur të sqarojë sot përmes gazetës së tij “Shekulli” “të vërtetën” e marrëdhënieve me Edi Ramën. Meqenëse marrëdhënia e tij me kryeministrin aktual ka qenë përherë influencuese në vendimmarrjen politike, leximi i prishjes së saj ka njëfarë interesi. Kokëdhima përpiqet të hedhë poshtë në editorialin e porositur se ka patur përfitime nga Bashkia e Tiranës për shkak të qenies së Edi Ramës në krye të saj. Kjo sepse asokohe Kokëdhima ishte ndër biznesemenët më të mëdhenj dhe nuk kishte nevojë për një gjë të tillë.
Rilindje shqisash te Kujdestari i PS-së: “Nuk ka kërcënim ndaj Blushit, por komunikim me Elvis Roshin”
Një ditë më parë deputeti Ben Blushi, lexoi nga salla e Parlamentit, një mesazh kërcënues që Elvis Roshi, kryebashkiak i Kavajës, i dërgonte në celular.
Këtu:
Kërkesë në PS: Hap Kutitë!
Procesi zgjedhor i zhvilluar së fundmi në Partinë Socialiste, ose i njohur si referendumi për mandatin e Edi Ramës në krye të saj, po vihet në pikëpyetje për mbarëvajtjen e tij. Sot raportohet për disa debate të zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të saj, mes deputetit Ben Blushi dhe kryetarit të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi. Gazeta “shqiptarja.com” shkruan se Blushi ka kërkuar dokumentacionin zgjedhor, çka sipas tij nuk ekziston i plotë. Por kjo kërkesë ka hapur të tjera diskutime, sa kohë që Ruçi ka adresuar deputetin në fjalë te Komisioni Zgjedhor i PS-së.
Koço Kokëdhima i përgjigjet Gramoz Ruçit
Koço Kokëdhima i është përgjigjur deklaratave të Gramoz Ruçit në kongres adresuar pikërisht deputetit të qarkut të Vlorës se projektet e tij kanë krijuar një çorganizim të organizuar dhe kanë dëmtuar veprimin politik të strukturave të PS-së në jug të vendit. Kokëdhima është shprehur se strategjia e tij ishtë në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme në Partinë Socialiste.