Rruga e Arbrit
Rruga e Arbrit, Exim Bank dhe një precedent në Bahamas
Qeveria aktuale dhe sidomos kryeministri Edi Rama u investuan shumë para disa muajsh për ndërtimin e rrugës së Arbrit, që lidh Shqipërinë me trevat shqiptare në Maqedoni e më gjerë. Duke u vlerësuar si një projekt jo i vogël, qeveria u vu në lëvizje për gjetjen e fondeve dhe pas Samitit të Bukureshtit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, u deklarua se rruga do të ndërtohet nga kinezët e “China State Contruction” me financim të bankës shtetërore kineze “Exim Bank”.
Oferta kineze për Rrugën e Arbrit do të konsultohet nga një kompani të kontraktuar nga qeveria
Oferta e kompanisë kineze “China State Construction” për ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të shqyrtohet nga një kompani konsulence e kontraktuar nga qeveria. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se, Avokatura e Shtetit ka hapur zyrtarisht procesin e kontraktimit të studios konsulente, e cila do të këshillojë komisionin e negocimit, thotë TCH.
Ngec Rruga e Arbrit. A janë tërhequr kinezët?
Kompania kineze “China State Construction” që do të ndërtonte rrugën e Arbrit duhet ta kishte paraqitur brenda shtatorit oferën e saj përfundimtare për projektin e rrugës prej 26.9 kilometrash. Por siç njofton Lapsi.al, oferta nuk dorëzuar dhe firma kineze ka dërguar në Ministrinë e Transporteve vetëm një gjurmë të rrugës, e cila është miratuar.
Ndërkaq “Exim Bank”, banka që ishte ofruar për të financuar rrugën, besohet se është tërhequr nga projekti. Qeveria shqiptare është vënë në dijeni të refuzimit të “Exim Bank”, por nuk ka bërë komente.