Oferta kineze për Rrugën e Arbrit do të konsultohet nga një kompani të kontraktuar nga qeveria

Postuar në 19 Tetor, 2015 15:29

Oferta e kompanisë kineze “China State Construction” për ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të shqyrtohet nga një kompani konsulence e kontraktuar nga qeveria. Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se, Avokatura e Shtetit ka hapur zyrtarisht procesin e kontraktimit të studios konsulente, e cila do të këshillojë komisionin e negocimit, thotë TCH.

Sipas dokumentit, qeveria kërkon asistencë për të vlerësuar jo vetëm aspektin ligjor, por edhe atë financiar të ofertës që ka paraqitur kompania kineze. I gjithë procesi i negocimit për lidhjen e kontratës do të ndiqet nga një komision i posaçëm, i kryesuar nga Ministria e Transporteve, por me anëtarë edhe nga Ministria e Financave, ajo e Zhvillimit Ekonomik, e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit.

Komisioni do të ketë për detyrë të shqyrtojë propozimin që kompania kineze ka paraqitur në Ministrinë e Transporteve. Në këtë propozim janë përcaktuar kushtet financiare, afati dhe gjithë detajet e tjera të draft-kontratës.

Por mbetet e paqartë se çfarë e ka bërë qeverinë të hezitojë dhe të kërkojë konsulencë sa i përket ofertës kineze.

Comments

Submitted by Prologu i një v... (not verified) on

Qytetare te Nderuar,

Me kete Qeveria don t’ja lere dobicin ne dere “nje firme konsulence”, qe te laje duart nga vjedhja e planifikuar nga Koco Kokedhima dhe Arben Ahmetaj prej dhjetra milione eurosh (me sakte 50 milione euro pa TVSH dhe pa kase fiskale).

Nenkontraktues i kinezeve eshte firma Megatek e Dionis Teqes dhe 1 firme me pronar anonim e Koco Kokedhimes.

Kjo behet me lejen e Edi Rames, i cili ne 3 takime rresht (bile ne prezence te ish-ambasadorit kinez) u ka theksuar kinezeve qe perfaqesuesi i tij per “Rrugen e Arberit” eshte Koco Kokedhima.

Arben Ahmetaj se fundmi ka bere bisedime sekrete me perfaqesuesit kineze te CSCEC dhe Exim Bank ne Oher me ndermjetesimin e “investitorit strategjik” Dionis Teqja i Megatek, por per fat te keq jane regjistruar nga disa sherbime sekrete.

Kjo pune po qelbet era korrupsion, ku per 26 km duan te faturojne 350 milione euro.

Fatmiresisht jane disa qeveri perendimore, qe po e ndjekin me shume vemendje kete tentative vjedhjeje gjigande, qe shoku Rama ka lene shoket Koco e Ahmetaj ta ekzekutonin, por fatkeqesisht ata e dreqosen, se e ngaterruan formulen e vjedhjes me vjedhjet e naftes, te tokave dhe te energjise.

Upssss……

HAJDUTE TE RENDOMTE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.