regjimi

Mark Marku: 90 për qind e veprës së Dritëro Agollit është banale

Postuar në 31 Tetor, 2016 10:46

Dritëro Agolli ka rimarrë vëmendjen e një pjese të shtypit që i rikthehet periodikisht intervistave më të ose me gruan Sadijen, si një model frymëzimi për të majtën politike, bazuar jo vetëm në përkatësinë e tij ideologjike, por edhe suksesin si shkrimtar i popullit. Mediat kryesisht të majta, janë bazuar mbi këtë kriter për ta vlerësuar a priori si një nga korifejtë e letrave shqipe. Ky lloj apogjeu ka nisur të shkaktojë edhe reagime, nisur nga këndvështrimi për vlerën e Agollit si shkrimtar.

Intervista/Nadal: Disiplinë dhe regjim. Është e rëndësishme të njohësh suksesin e vogël

Postuar në 22 Tetor, 2016 12:28

Rafael Nadal, një prej tenistëve më të suksesshëm në histori jep një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”. Nisma e tij për një akademi për fëmijët që duan të stërviten ka tërhequr vëmendjen për atë që një kampion si Nadal mund t’u mësojë të rinjve që e shohin si model. Nadal është i drejtpërdrejtë: nuk duhet të synosh të bëhesh numri një, por të ushtrohesh përditë. “Duhe të vlerësosh suksesin e vogël”, thotë ai, duke vënë theksin te disiplina dhe stërvitja, regjimi me veten. Janë çelësa të një rruge më të gjatë dhe më të ngulitur.

Padi regjimit të Asad për vrasjen e gazetares Marie Colvin

Postuar në 11 Korrik, 2016 10:08

Familja e gazetares, Marie Colvin, e cila mbeti e vrarë gjatë një sulmi raketor në qytetin Holms të Sirisë ka paditur regjimin e presidentit Bashaf Al Asad për vrasje të paramenduar në mënyrë që gazetarja të mos publikonte faktet që kishte mbledhur për dhunën qeveritare ndaj civilëve në Siri.

Ëndrra europiane brenda regjimit të Hoxhës

Postuar në 20 Shkurt, 2016 17:45

‘Ne kemi qenë si Europa’, deri në frakturën e shek. XV, është paradigmë e rrënjosur gjatë regjimit të Enver Hoxhës, që nuk e fsheh keqardhjen dhe nostalgjinë e mitit të përbashkët.

Fusha e “minuar” e marrëdhënieve shqiptaro-greke

Postuar në 04 Janar, 2016 11:08

Një udhëtim në fushën e minuar të marrëdhëniëve shqiptaro-greke që tenton të hedhë dritë mbi raportin mes dy vendeve vjen i botuar në një libër nga profesori i Historisë në Universitetin Aristotelio të Selanikut, Stavro Daju me titull “Shqipëria dhe Greqia.

A ishte Enver Hoxha një komunist nacionalist?

Postuar në 02 Janar, 2016 13:34

Të bësh një analizë pak a shumë të saktë e gjithpërfshirëse të Enver Hoxhës është një mision i vështirë e, me sa duket, i parakohshëm. Misioni bëhet edhe më i vështirë në këtë klimë intolerance prej lufte të ftohtë, të krijuar nga lukunia e spiunëve dhe e komunistëve të konvertuar që kanë qeverisur vendin këto 23 vjetët e fundit.

Milionerët e Enverit...

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 16:13

Në Partinë Socialiste qarkullon një si biçim thashethemi, sipas të cilit në vitin 2005 Fatos Nano refuzoi shumë emra të Bllokut për kandidatë në zgjedhjet e atij viti. Kjo iu shtua me efekt negativ serisë së shkaqeve që çuan në humbjen e të majtës në atë vit. Paraprakisht duhet të kujtojmë se PS-ja është një parti që ekziston përmes thashethemit që ka statusin e të vërtetave zyrtare, e madje u paraprijnë atyre.

Rama: Isha krahu radikal i lëvizjes antikomuniste, Akademia e Arteve provokoi regjimin

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 10:33

Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë pozicionin e tij në lëvizjet demokratike të Dhjetorit, duke shpjeguar dhe arsyet që e ndanë atë nga Partia Demokratike. Në një intervistë të publikuar në gazetën “Shqip” ai lë të nënkuptohet se partia e parë opozitare kishte adoptuar një vijë oportuniste në raport me komunizmin.

Heshtja e papërligjur

Postuar në 05 Tetor, 2015 13:07

Duke lexuar gazetën “Corriere della Sera” të datës 29 shtator, në faqen 44, në rubrikën “Lettere al Corriere”, të mbarështuar nga ish-diplomati, studiuesi i historisë dhe politologu i njohur italian, Sergio Romano, hasa një argument interesant të trajtuar, më së fundi, thjesht e qartë.

Pages

Subscribe to RSS - regjimi