Fusha e “minuar” e marrëdhënieve shqiptaro-greke
Një udhëtim në fushën e minuar të marrëdhëniëve shqiptaro-greke që tenton të hedhë dritë mbi raportin mes dy vendeve vjen i botuar në një libër nga profesori i Historisë në Universitetin Aristotelio të Selanikut, Stavro Daju me titull “Shqipëria dhe Greqia.
Daju analizon kryesisht periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, duke evidentuar se Letërsia e Realizmit Socialist Shqiptare kishte për qëllim të krijonte një mit të rreme në lidhje me fajin grek, ndërsa thotë se gjatë kësaj periudhe Greqia ka shprehur ekzagjerime dhe pasaktësi, duke i cilësuar komunistët si burimi I të gjitha të kqëijave. Ai thotë se lufta e klasave në minoritet ishte një formë e luftës zgjatur civile. Në pjesën e dytë autori paraqet përpjekjet e regjimit shqiptar për të ndryshuar superioritetin demografik të grekëve në 101 fshatra në "Shqipërinë e Jugut", siç ishte emri zyrtar i asaj që grekët e quajnë "Epiri i Veriut", me intriga e ngatërresa që kanë filluar koha e Mbretit Zog.
Duke pranuar se "asnjë komb nuk është i pagabueshëm” Daju e përshkruan Shqipërinë si "një komb që beson se ka një histori të lavdishme, por që nuk mund të vërtetojë ...", ndërsa thekson se "Greqia fodulle ka qenë e prirur për të nxjerr në pah referencat e të kaluarës mitologjike që kanë qenë në disproporcion me peshën e saj ekonomike"
Në kapitullin e parë studiuesi regjistron përfshirjen e drejtpërdrejtë të shqiptarëve në luftën civile greke duke përmendur mosmarrëveshjet Hoxha- Zahariadi.Kapitulli i dytë flet për rrugën "ngathët" të tërheqjes së rebelëve të Ushtrisë Demokratike Greke në të dy vendet për t'u angazhuar në spiunazh dhe sabotuar operacionet gjatë Luftës së Ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA.
Në kapitullin e katërt Daju ndriçon afrimin mes dy vendeve gjatë qeverisjes së Karamanlis në vitin 1974 nën frikën e përbashkët të kërcënimit sovjetik. Kapitulli i pestë analizon periudhën e qeverisë së Andreas Papandreu 1981- 1989, ku sipas tij Greqia tërheq aktin si palë ndërluftuese me Shqipërinë dhe nisjen e një politike represive që shtoi presionin e organizatave ndërkombëtarë ndaj Shqipërisë pak para rënies së komunizmit (1991).
Daju ka shfrytëzuar Arkivin e Historisë Bashëkohore, burime deri tani të panjohura dhe fotografi konfidenciale si dhe është konsultuar me ish-zyrtarë të Ministrisë së Jashtme greke, me ish-ministrat Petro Moliviatis dhe Theodoros Pangalos, ish-zyrtarë të lartë të regjimit komunist në Shqipëri, duke përfshirë ish-ministreb e Arsimit, Tefta Cami.
http://www.eleftheriaonline.gr/ellada-kosmos/politismos/item/83454-i-ell...
Comments
Te ngrihet z.Pellumb Xhufi,
Te ngrihet z.Pellumb Xhufi, e t'u tregoje vendin ketyre monarko fashisteve greke, me pretendime te pastra teriroriale ndaj vendit tone.
Jane te pa pranueshme per vendin tone, per sa thuhet ne shkrimin e mesiperm.
Ndersa, per sa autori i ketije libri, ka pyetur Tefta Camin, qe ketu, kupton se sa te sakta i ka te dhenat. Tefta Cami, shte njeriu me inkompetent, per te folur per diplomacine, marredheniet midis fqinjeve dhe per me teper, maredheniet shqiptaro greke, ku duhej te flisnin specialistet, e jo njerez injorante si ish ministrja ne fjale, e cila nuk di asnje gjuhe te huaj. Ajo flet shume mire DIBRANISHT dhe e perkthen kete ne shqip. Kaq e vertete eshte kjo, sa makines se vet, nuk i thoshte PEZHO (PEUGEOT), por PEUGEOTI im. E c'tju themi me per kete ish ministre, dhe si rrjedhoje edhe te dhenat qe ajo i ka dhene grekut qe ka bere kete liber te poshter.
Add new comment