Rapiscan

Koncesionari i skanimit, kërkohet edhe njëherë ndryshimi i kontratës

Postuar në 26 Shtator, 2015 17:54

Koncesionari i skanimit në dogana, fituar nga kompania “Rapiscan”, mund të ndryshojë sërish. Revista “Monitor” shkruan se “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i ka dërguar ministrit të Financave një “Propozim mbi përjashtimin nga pagesa e tarifës së shërbimit të skanimit të disa procedurave doganore”.

Dikush kujtohet për çështjen “Rapiscan”: “Kallëzim penal për Ridvan Boden”

Postuar në 24 Shtator, 2015 18:14

Ridvan Bode, ish-ministri i përfolur për ndikim të paligjshëm në çështjen e shitblerjes së energjisë mes KESH-it dhe CEZ në kohën kur kompania çeke ishte në tratativa për kontraktimin e kompanive që do të mblidhnin borxhet, po lakohet së fundmi edhe për përgjegjësi penale në marrëveshjen për skanimin e doganave me kompaninë “Rapiscan” në vitin 2013, të cilën qeveria aktuale u angazhua fillimisht ta çonte në arbitrazh ndërkombëtar.

Ia ngeci Shqipërisë, por tani PD flet ndryshe: “Marrëveshjea konçesionare me “Rapiscan”, do të sjellë rritje çmimesh”

Postuar në 30 Gusht, 2015 16:40

Në Shqipëri bën vaki çdo gjë. Një nga këto gjëra që pak priten është kritika e sotme e gazetës zyrtare të Partisë Demokratike ndaj marrëveshjes konçesionare për skanimin në dogana, fituar nga kompania “Rapiscan”. Në një shkrim të vetin për rritjen sërish të çmimeve të hidrokarbureve, “RD” e arsyeton këtë pikërisht me kostot që sjell aktivizimi i marrëveshjes konçesionare me “Rapiscan”, që tarifom për çdo deklaratë me 22 euro. “Edhe pse qeveria pretendon se çmimi i naftës do të fillojë të bjerë, duke filluar nga muaji i ardhshëm, krejt të kundërtën thonë shoqatat e hidrokarbureve.

Rapiscan “rifillon” punën më 26 gusht

Postuar në 11 Gusht, 2015 20:32

Marrëveshja e re mes qeverisë shqiptare dhe  dhe shoqërive “S2 Albania”,  sh.p.k., dhe  “Rapiscan  Systems”, INC do të nisë të zbatohet më 26 gusht.  Sipas marrëveshjes së re, tarifa e shërbimit të skanimit për deklaratat doganore, me vlerë nën ose të barabartë me 1 000 euro,  do  të  jetë  5  euro  për deklaratë  doganore ose vlera  përkatëse në  lekë, konvertuar sipas procedurave doganore.

Pages

Subscribe to RSS - Rapiscan