Koncesionari i skanimit, kërkohet edhe njëherë ndryshimi i kontratës

Postuar në 26 Shtator, 2015 17:54

Koncesionari i skanimit në dogana, fituar nga kompania “Rapiscan”, mund të ndryshojë sërish. Revista “Monitor” shkruan se “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i ka dërguar ministrit të Financave një “Propozim mbi përjashtimin nga pagesa e tarifës së shërbimit të skanimit të disa procedurave doganore”. Me këtë  propozim “kërkohet shmangia e pagesës së tarifës së shërbimit 2, ose më shumë herë për të njëjtin mall, një problem me të cilin po hasen shumë biznese, që nga 7 shtatorit kur hyri në fuqi marrëveshja e skanimit të kontenjerëve mes “S2 Albania” një konsorcium amerikano–shqiptar (51% të aksioneve zotërohen nga amerikanët e “Rapiscan Systems” dhe 49% nga kompania shqiptare ICMS) dhe qeverisë shqiptare”. Ky problem u krijua që në ditët e para: kishte madje raste kur pagesa për skanimin paguhej edhe në dalje të doganës Maqedoni-Shqipëri, e më tej në Tiranë. Kjo kur skanerat nuk janë vënë në funksionim akoma. 

Çfarë propozon Dogana?

• shmangien e pagesës së tarifës së shërbimit 2 ose më shumë herë për të njëjtin mall duke përjashtuar pagesën për:

– mallrat e vendosur në regjimin e tranzitit të brendshëm (p.sh. nisja nga Dega Doganore Durrës tranzit për në Degën e Doganës Tiranë);

Në këtë rast, tarifimi do të bëhet në momentin e deklarimit në Degën e Doganës Tiranë.

– mallrat që dalin nga Magazina Doganore (pas vendosjes së tyre në Magazinimin Doganor) me përjashtim të rieksportit;

Në këtë rast, pagesa e tarifes kryhet në momentin e futjes në magazinimin doganor dhe gjithashtu, kur mallrat rieksportohen pasi ato ngarkohen në një mjet të ri transporti -objekt kontrolli.

– mallrat që hyjnë në Magazinat e Lira dhe gjithashtu mallrat që dalin me procedurë rieksporti nga Magazina e Lirë;

Në këtë rast, vjelja e tarifes për këto mallra vilet në momentin e hedhjes në qarkullim të lirë në territorin shqiptar ose në proceduren e tranzitit ndërkombetar për mallrat që dalin jashtë territorit doganor shqiptar. Vendosja e mallrave në magazinat e lira me deklatare doganore dhe gjithashtu nxjerrja e tyre për rieksport po me deklaratë doganore, bëhet vetëm për qëllime kontabilizimi stoku në magazinat e lira.

– mallrat që shkatërrohen;

Në këtë rast, mallrat e kanë paguar tarifën në momentin e vendosjes së tyre në regjimet përkatëse doganore (p.sh. regjime pezulluese) ndërkohe që mbetjet pas përpunimit, firot, apo mallrat cenuese të pronësisë intelektuale përjashtohen nga pagesa)

– mallrat që vendosen në qarkullim te lirë pas vendosjen në regjimet doganore pezulluese (RLP, RPA);

Ne këtë rast, mallrat e kanë paguar tarifën në momentin e vendosjes së tyre në regjimet pezulluese doganore.

– transferimet nga një regjim pezullues/ekonomik në tjetrin.

Ne këtë rast, mallrat e kanë paguar tarifen në momentin e vendosjes së tyre në regjimet pezulluese/ekonomike doganore.

shmangien e pagesës së tarifës së shërbimit për mallrat e përjashtuara plotësisht nga detyrimet doganore (ndihmat humanitare, ngarkesat në zbatim të konventes së Vjenës për misionet diplomatike, ngarkesat e NATOs, etj.).

http://www.monitor.al/doganat-propozojne-perjashtimin-nga-pagesa-e-tarif...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.