rama
Kryebashkiakët shkuan, panë, ikën... Por se ç’kompetenca kanë, s’morën gjë vesh
Gjithë çka kuptuan kryebashkiakët e rinj në mbledhje me kryeministrin Rama dhe ministrin e linjës Çuçi, ishte që një kompani e madhe audituese do të vijë t’i mësojë si mbahen llogaritë. Pas mbledhjes së sotme, dy kryebashkiakët që janë prononcuar kanë qenë të djathtë, për arsye të kuptueshme.
Rilindja ende në luftë me Turqizmën. Një letër dëshpëruese për një qeveri bejlurçinash
Po qarkullon sot një letër-email, që kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka nisur në mars të këtij viti ministrave socialistë. Vëmendja e kreut të qeverisë, përqendrohet te Arroganca e ministrave, që shpërndahet mandej në të gjithë piramidën në limontinë e madhe, në rënien e vrullit të punës si dhe në një pezullti nga mentaliteti turkoshak. “Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush. O mbyteni, o përgatituni të lini anijen” – shkruan ndër të tjera Edi Rama, që u prezantohet shqiptarëve si drejtues i ekipit të Rilindjes.
Rama: Mos kërkoni qiqra në hell, shteti nuk bëhet për 2 vjet
Kryeministri ka shpërthyer më në fund, duke vënë pikat mbi (i) për atë çka është pritur të bëhet nga qeveria dhe që sipas tij lidhet me oreksin e madh të popullit për të ndryshuar gjërat në një kohë të shkurtër. Në një takim me përfaqësues të Dhomave të Tregëtisë, duke iu referuar situatës ekonomike dhe mungesës së të ardhurave në tatime e dogana, kryeministri ka përdorur një shprehje popullore për t’iu përgjigjur kritikëve të qeverisë. “Mos kërkoni qiqra në hell, shteti nuk bëhet për 2 vjet. Ne nuk mund të bëjmë asnjë çudi. Jemi në këmishën e forcës që na mban informaliteti.
Rama në “mbledhje partie”, bën bashkë Ruçin dhe Kokëdhimën. Sa serioze është gjendja?
Takim i menjëhershëm dhe me temë për “çështje partie”, ku mbledhja bashkë e kreut të grupit të deputetëve dhe asamblesë së PS Gramoz Ruçi, me deputetin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë Koço Kokëdhima, tregon se diçka nuk shkon. Takimi i thirrur nga kryeministri Rama ka zgjatur rreth një orë dhe në të kanë marrë pjesë dhe ministrat Saimir Tahiri, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, mistri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Pas “luftës së peshkut” në Laç, Rama proteston: “Populli e ka gabim, nuk është e vërtetë që peshku qelbet nga koka!”
Qindarkat për shtetin dhe i ashtuquajturi Revolucion Ekonomik
Tatimet dhe doganat janë sektorët që kanë çaluar më së shumti në performancën ekonomike të qeverisë në këto dy vjet. Gropa e të ardhurave detyroi qeverinë të nisë një aksion kundër informalitetit, që kryeministri Rama nuk ka nguruar ta quajë Revolucion Ekonomik dhe të zbulojë më në fund platformën për nxjerrjen e Shqipërisë nga stërmundimi ekonomik.
Shënim: Kriza e ka emrin PS
“Këta nuk janë socialistë, janë specialista”. Kështu u shpreh para disa vjetësh, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, i ndjeri, Pjetër Arbnori, kur u mor vesh manovra elektorale e Dushkut. Kjo ishte një nga ato deklarata publike që plotësoi një mit në ngritje të socialistëve(kupto drejtuesit) si ustallarë të pushtetit, si politikanë që bëjnë çdo gjë e dalin pa lagur, si të zotë shumë në “rregullimin e letrave” etj.. Erdhi e mori vrull ky mit i gënjeshtërt përballë një opozite agresive dhe shpesh të “palogjikshme” të PD-së dhe Sali Berishës, këmbëngulja e të cilit lexohej si kokfortësi.
Shënim: Ortakë pastaj rivalë
Fundi i verës dhuroi edhe njëherë spektaktlin politik të radhës, i bërë i zakonshëm, me akuza penale për trafiqe, rryshfete në miliona euro e përfshirje në aktivetet kriminale të zyrtarëve të lartë. Akuzat për Sajmir Tahirin, nga ish-shefi i antidrogës në Fier, por edhe akuzat e radhës për Ilir Metën, u shfaqën si fishekzjarre pa zhurmë në qiellin e errësuar të krizës politike e ekonomike në Shqipëri.
Pse Ilir Meta fshihet pas Silva Cakës? Basha përmend ndërkombëtarët
Kanë kaluar më shumë se 24 orë që Ilir Meta është nën një tjetër akuzë që e implikon atë në një skemë përfitimi nga borxhet e CEZ dhe të vetmet reagime nga LSI kanë qenë ai i Petrit Vasilit, i pyetur nga mediat një ditë më parë dhe sot i deputetes Silva Caka që postoi një koment në rrjetet sociale dhe që u shpërnda për mediat nga zyra për shtyp e kësaj partie.
Brokaj kritika ndaj Ramës: Asnjë justifikim nga qeveria nuk pi më ujë
Në një intervistë për gazetën “Dita”, një nga figurat kryesore të së majtës, Sabit Brokaj, shpërthen në kritika ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Ai thotë se u nisën disa aksione të mira, por dy vjet më pas jemi ende shumë larg. “Fenomeni Lazarat, në vend që të minimizonte apo zhdukte problemin, bëri efektin e kundërt. Harta e Shqipërisë u ngjyros me kanabis nga jugu në veri. Ku është problemi? Këtu ka një anomali. Dhe anomalia ka të bëjë me thelbin e zbatimit të ligjit. Vetë politika nuk ishte e vendosur. Madje pati zëra që droga të lejohej”.