Qeveria
Shqiptari(qytetar) dhe Qeni
Po të kafshoi qeni, i zoti do marrë gjobë ose do shkojë në burg. Qeveria ka menduar më në fund të trajtojë ligjërisht një problem që nuk di si ta quash. Emri më i përshtatshëm është: Punë shqiposh.
Holanda ndez dritat e kuqe edhe për negociatat me Shqipërinë
Vendimi i parlamentit të Holandës për t’i propozuar Komisionit Europian rikthimin e vizave me Shqipërinë padyshim që nuk ka lënë shije të mirë te qeveria, e cila është në të drejtën e saj për të ballafaquar me Komisionin Europian cënimin ose jo të kritereve të Shengenit.
Duhet thënë se kriminaliteti shqiptar dhe numri i azilkërkuesve ka qenë shqetësim i vazhdueshëm i Holandës, e cila ishte një nga tre vendet skeptike për t’i dhënë Shqipërisë dritën jeshile të hapjes së negociatave vitin e kaluar.
Qeveria nuk përbën lajm në mediat e huaja (Video)
Protesta e opozitës këtë të shtunë në Shqipëri u transmetua në kohë reale edhe nga mediat ndërkombëtare si Euroneës apo AFP. Shqipëria ishte sërish lajm në mediat e huaja që raportuan për një protestë masive të partive të opozitës dhe masat e forta policore të qeverisë.
Shtypi i huaj e ka vënë theksin tek akuzat e opozitës për një qeveri të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Po ashtu u përmend përdorimi i gazit lotsjellës nga policia dhe çarja me lehtësi e gardhit të policëve para kryeministrisë.
Çuna, mos harroni raportin e KLSH-së!
Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 193 milionë eurosh për vitin 2018, ndërkohë që ndikimi nga mosarkëtimi i të ardhurave shkon në 1.5 miliardë euro.
KLSH-ja ka çuar për ndjekje penale dhjetëra titullarë institucionesh dhe drejtues të nivelit më të ulët.
Të votojmë Tsiprasin që mos të na vjedhin pronat...
Qeveria shqiptare ka ndryshuar vendimin nr. 708 të datës 21 nëntor 2018 që përcaktonte transferimin e 1472 ha pronë e paluajtshme shtetërore nën përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Zona në fjalë ndodhet në vijën bregdetare Vlorë Sarandë, ku qeveria e z. Rama ka kohë që luan me lloj lloj vendimesh dhe anullimesh, duke krijuar gjendej pasigurie. Vendimi i ri, i marrë sot përbën në fakt një amendim thelbësor, pasi i jep prioritet regjistrimit fillestar të pronës private në këtë zonë, përpara se të procedohet me pronën shtetërore.
Në pesë vjet nuk foli asnjëherë për shqiptarët në Greqi
Pak ditë më parë në media qarkulloi një deklaratë e kryeministrit grek, Alexis Tsipras që kërcënonte Shqipërinë me veto në procesin e anëtarësimit në BE, nëse qeveria shqiptare vazhdon me problemet me pronat e zonës së Himarës. Në fakt Tsipras ka luajtur të njëjtën lojë që kanë bërë edhe kryeministra të tjerë dhe kjo ka vlerë tani që në Greqi pritet të nisë fushata elektorale.
Shteti në shërbim të Kongresit të PS
Që takimet e zotit Rama me të ashtuquajturit qytetarë janë demostrime elektorale me kontributin vullnetar të admistratës kjo nuk përbën ndonjë zbulim, po ashtu dhe fakti që këtë teatër e mirëkupton një pjesë e mirë e shoqërisë pa lënë mënjanë mediat që në disa raste vihen në dispozicion të këtij pompoziteti.
Thumanë - Kashar, kumar me paratë publike
Padia e kompanisë Gener 2 në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj për konçesionin e rrugës Thumanë Kashar, bart në vetvete dyshime se kemi të bëjmë me një koordinim me qeverinë.
Kjo të paktën për tri arsye:
Presidenti "dekreton" Mosbindjen Civile ndaj qeverisë. Ambasadorët e huaj dalin jashtë loje
Sot Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar publikisht se kriza e tanishme politike është shumë e thellë dhe se vendi rrezkohet të bjerë nën sundimin e një junte me natyrë ushtarake. Po kështu kreu i shtetit ka deklaruar se në gjykimin e tij Parlamenti i Shqipërisë ka vetëm 85 deputetë të ligjshëm, ndërkohë që ka folur për më shumë se 1 milionë shqiptarë të cilët jaë të pastër dhe mund të thirren për të votuar ligje.
Qeveria spanjolle vendos heqjen e Francos nga mauzoleumi shtetëror
Qeveria e majtë e Spanjës kanjoftuar se do të zhvendosë eshtrat e ish-Diktatorit Francisco Franco nga mauzoleumi shtetëor në periferi të Madridit. Është një vendim që është shtyrë disa herë, por kësaj radhe Madridi zyrtar ka dhënë si datë konkrete 10 qershorin 2019.
Franco do të zhvarroset dhe do të hiqet nga vendprehja në Luginën e të Rënëve për t’u rivarrosur pranë varrit të së shoqes, Carmen Polo në varrin familjar në Mingorrubio El Pardo që ndodhet në një varrezë shtetërore.