Qeveria greke
Qeveria greke ofron 150 euro për të rinjtë që do të vaksinohen
Qeveria greke ka menduar të stimulojë vaksinimin e të rinjve duke shpërndarë një lloj financimi. Sipas kësaj mase, qeveria do të paguajë paraprakisht 150 euro të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që ata të marrin të paktën një dozë vaskinimi dhe shuma do të akordohet në formën e një karte të quajtur “liria e kalimit” e cila mund ta paraqitet në mjedise publike.
Ky është një borxh ndaj të rinjve, një dhuratë mirënjohjeje, veçanërisht para verës. Është një falenderim për durimin dhe këmbënguljen e tyre
Mitsotakis drejt ndryshimeve në qeverinë greke
Gazeta greke “Kathimerini” njofton se kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis është duke konsideruar ndryshime në qeveri. Sipas gazetës që citon burime zyrtare, ndryshimet madje mund të nddodhin brenda ditëve dhe me gjasë të paprekshëm në këtë moment janë ministri i Mbrojtes, i Transportit, Kulturës, Mbrojtjes Qyetare dhe Qeverisjes Dixhitale.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, jep dorëheqjen
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë sot dorëheqjen pas sulmeve që aleati i djathtë në qeveri, Panos Kammenos, nuk i ka ndalur sulmet ndaj tij.
Porti i Pireut kalon në duart e kinezëve të Cosco-s
Kompania kineze Cosco Shiping do të realizojë të mërkurën blerjen e shumicës së aksioneve të portit të Pireut në Greqi. Në këtë mënyrë kurorëzohet një proces që zgjati më shumë se katër vjet dhe që në moment i vuri në provë raportet e qeverisë Tsipras me Pekinin.
Fillimisht, arkën modeste të shtetit grek do të futen më shumë se 280 milionë euro, që i korrespondojnë çmimit për 51% të aksioneve dhe e bëjnë kompaninë kineze pronare të portit të Pireut.
Cosco do të marrë edhe 16% të aksioneve pasi të përfundojë planin e investimeve.
"Në Qeveri keni pasardhës të atyre që bashkëpunuan me nazistët"
Greqia kërkon përfaqësim të minoritetit grek në qeveri, ndërsa e sheh problematike në marrëdhëniet me të prezencën e pasardhësve të atyre që bashkëpunuan me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kostas Markopoulos, sekretari për marrëdhëniet me jashtë në partinë e Aleksis Cipras, Syriza, i dërguari i Kryeministrit grek në kongresin e PBDNj-së, “kërcë- noi” se rruga për në BE kalon përmes minoriteteve.