Porti i Pireut kalon në duart e kinezëve të Cosco-s
Kompania kineze Cosco Shiping do të realizojë të mërkurën blerjen e shumicës së aksioneve të portit të Pireut në Greqi. Në këtë mënyrë kurorëzohet një proces që zgjati më shumë se katër vjet dhe që në moment i vuri në provë raportet e qeverisë Tsipras me Pekinin.
Fillimisht, arkën modeste të shtetit grek do të futen më shumë se 280 milionë euro, që i korrespondojnë çmimit për 51% të aksioneve dhe e bëjnë kompaninë kineze pronare të portit të Pireut.
Cosco do të marrë edhe 16% të aksioneve pasi të përfundojë planin e investimeve.
I gjithë çmimi i blerjes së 68% të aksioneve të portit të Pireut nga kompania kineze shkon në 368,5 milionë euro.
Edhe pse ky çmim konsiderohet si i ulët në raport me kapacitetet që ka porti i Pireut, kompania kineze është zotuar që brenda viteve të ardhshme të realizojë investime me vlerë 350 milionë euro.
Këto investime, sipas vlerësimeve do të krijojnë 150.000 vende të reja pune. Pjesa më e madhe e investimit do të përfshijë portin e kroçerës, ndërsa një projekt tepër i rëndësishëm është dhe ai për përmirësimin e kantierit detar ekzistues. Marrëveshja për privatizimin e portit të Pireut u votua me 223 vota nga parlamenti grek, në fund të qershorit të këtij viti, pak para nisjes së kryeministrit Tsipras për vizitë zyrtare në Pekin.
Add new comment