qepa

Udhëtimi me tren nëpër Serbi

Postuar në 09 Qershor, 2019 14:09

Kanë kaluar 30 vjet nga hera e fundit kur kam udhëtuar me tren nëpër Serbi. Hera e fundit që kam udhëtuar me tren nëpër Serbi ka qenë në shtator të 1989-tës, kur po shkonim me Ibrahim Rugovën në mbledhjen e Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë në Zagreb dhe në shënimin e 600-vjetorit të Ivan Gunduliqit. Ndërkaq, hera e parë që kam udhëtuar me tren nëpër Serbi ka qenë në vitin 1969, kur si nxënës që po mbaronim klasën e tetë, na patën dërguar në ekskursion në Beograd, në Suboticë dhe liqenin Paliqit, ku gati pata humbur jetën nga një rrëzim aksidental.

Subscribe to RSS - qepa