psikologjia

Psikologjia si ideologji dhe mall pa të cilin mund të jetojmë

Postuar në 27 Prill, 2024 16:19

Ian Parker, psikanalist i njohur britanik dhe profesor emeritus i Universitetit të Leicesterit, shpjegon në një intervistë për “Kathimerinin” qasjen e tij antipsikolog. Parker thotë se psikologjia komercializohet, vret kreativitetin dhe krijon barriera. Edhe pse psikanalist prej më shumë se 30 vitesh, Parker thotë se psikanaliza nuk është forma e vetme e reflektimin kritik të njeriut mbi vetveten dhe botën.  

Imagjinata, përpara gjuhës

Postuar në 20 Shtator, 2017 00:31

Imagjinata është pjesë e pandarë e jetës sonë të brendshme. Mund të thuhet se ajo është një ‘univers i dytë’  brenda kokës sonë. Ne shpikim kafshë dhe ngjarje që nuk ekzistojnë, përsërisim historinë me përfundime të tjera, përfytyrojmë utopi sociale dhe morale, kënaqemi në artin e fantazisë dhe meditojmë njësoj si për atë që mund të kishim qenë, edhe për atë që mund të bëheshim. Animatorë si Hayao Miyzaki, Walt Disney dhe njerëz në Studiot Pixar janë mjeshtra të imagjinatës, por ata vetëm sa krijojnë një version publik të jetës sonë të përditshme.

Mënyra si shtyjmë tjetrin

Postuar në 13 Prill, 2017 11:40

Është e njohur psikologjia e vendit të vogël. Të gjithë të mbushur me veten. Unë dhe miqtë e mi, të tjerët s’ekzistojnë. Ka filluar të ndryshojë, por rezistenca është e madhe dhe boll e suksesshme. Artistët, kampionë në këtë izolim plural, unë dhe grupi im mbi gjithë të tjerët! Le të ketë artisti më shumë nevojë për tjetrin, për kritikën e kolegut dhe jo për lëvdatat e përgjithshme që e mbajnë të kënaqur në sheshin e fshatit. Mëkat të jenë ata më të izoluarit, ta shpërfillin shokun, punën, artin n’atë shkallë sa të mos marrin mundimin të venë e ta shohin.

Subscribe to RSS - psikologjia