protestat

Virusi, vaksinat dhe lojërat e rrezikshme me to

Postuar në 29 Korrik, 2021 15:47

 

Havana bën lëshimet e para pas protestave

Postuar në 15 Korrik, 2021 13:42

Qeveria kubane ka autorizuar përkohësisht dhe në mënyrë të pakufizuar hyrjen në vend pa tarifë të produkteve ushqimore, atyre higjieno-sanitare dhe ilaçeve, mallra që mungojnë në tregun kombëtar.

Importi i tyre do të lejohet duke nisur nga e hëna e ardhshme deri më 31 dhjetor 2021, njoftoi kryeministri Manuel Marrero. Masa vjen pas protestave të ashpra në Kubë ditët e fundit kundër krizës ekonomike.

Në Kubë nisin protestat kundër regjimit komunist

Postuar në 12 Korrik, 2021 14:03

Mijëra kubanë janë mbledhur në një protestë të rrallë kundër qeverisë komuniste. Me parullën “Poshtë diktatura”, protestat antiqeveritare nisën në mënyrë krejt spontane në disa qytete, ndërsa vendi po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në 30 vitet e fundit.

Qindra marshuan në rrugët e Havanës duke kënduar “Duam liri”, ndërsa prezenca ushtarake shtohej para ndërtesave qeveritare. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe arrestoi dhjetë protestues.

Protestat e opozitës nuk zgjidhin asgjë

Postuar në 30 Prill, 2021 22:51

 

Video/France24 publikon pamje nga vrasjet në protestat e nëntorit 2019 në Iran

Postuar në 25 Dhjetor, 2020 13:32

 

France24 publikon sot pamje video nga protestat e zhvilluara në Iran në nëntor të viti 2019 që lindën si reagim i rritjes së çmimeve të naftës. Në atë kohë, qeveria iraniane bllokoi internetin dhe linjat telefonike, por përplasja është filmuar nga kamera amatore.

Media në fjalë raporton se ka analizuar 750 video amatore dhe ka realizuar një material që e quan video-investigim ku paraqiten forcat iraniane të sigurisë që qëllojnë me armë zjarri kundër protestuesve.

Irani ekzekuton me varje gazetarin që frymëzoi protestat e 2017-s

Postuar në 12 Dhjetor, 2020 10:45

Në Iran, mëngjesin e sotëm është ekzekutuar me varje Ruhollah Zam, gazetar kritik i regjimit të ajatollahut. Disidenti i internuar në Francë, i cili kishte frymëzuar demonstratat tre vjet më parë në Iran u dënua me vdekje më 30 qershor nga një gjykatë në Teheran, me akuzat e "korrupsionit në Tokë", një shkelje e rëndë e ligjit e krijuar nga ayatollah Khomeini për rastet e spiunazhit ose përpjekjes për përmbysje të shtetit.

Rasti armen si sqarim për pasojat e një marrëveshjeje të mundshme për ndarjen e Kosovës

Postuar në 19 Nëntor, 2020 17:32

Situata e provokuar në Armeni duhet të shërbejë si një mësim historik i mirë për botën shqiptare që u përball në dy vitet e fundit me idenë e ndarjes së Kosovës. Në Armeni njerëzit po djegin shtëpitë në zonat që do të kalojnë në kontrollin e Azerbajxhanit, ndërkohë që në vend kanë nisur protestat. Sado që marrëveshja u negociua nga Rusia me miratimin e dukshëm të Turqisë, është e qartë se pakënaqësia në Armeni ndaj kësaj që ndodhi do të reflektohet me zhvillime politike në të ardhmen.

Një protestë e munguar për korsitë fantazëm të biçikletave në Tiranë

Postuar në 20 Korrik, 2020 21:48

Shoqata e bareve ka njoftuar një protestë nesër për shkak të masave të rejë kufizuese të qeverisë. Masa të cilat janë absurde për një arsye fare praktike: vërtet që barer mbyllen për shkak grumbullimi, por askush nuk ndalon njerëzit të grumbullohen bordurave dhe plazheve e të vazhdojnë atë që nuk ua lejojnë në lokal.

Në Serbi protestohet kundër karantinimit

Postuar në 08 Korrik, 2020 12:23

Serbët kanë dalë dje në rrugët e Beogradit pasi presidenti Aleksander Vuçiç njoftoi se masat kufizuese dhe karantinimi i fundjavës do të rikthehen. Sipas raportimeve të ndryshme mediatike, nga përplasjet ka patur të lënduar, 17 protestues dhe 43 policë.

Destinacioni i protestës ka qenë parlamenti dhe RTS, televizioni publik që akuzohet se raporton përherë në favor të qeverisë. Sipas zëdhënësve të qeverisë serbe, protesta nuk përjashtohet të ketë patur si synim rrëzimin e saj, mirëpo lidhur me këtë do të duhet një hetim.

Lideri i Ballkanit përdor tamponët e IShP-së për të frenuar protestat

Postuar në 19 Qershor, 2020 21:59

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka konsumuar një shkelje të hapur të ligjit kur përmes një mesazhi të shtirur keqardhjeje njoftoi se Edmond dhe Robert Budina kanë rezultuar pozitivë në testin e CoVid-19. Duke mos respektuar privatësinë ky individ ka bërë asgjë më shumë sesa denoncimin publik të dy të sëmurëve zyrtarë që janë të angazhuar në aktivitet politik kundër tij. Ka përdorur tamponët kundër protestave që po organizohen kundër tij meqenëse tanimë Shqipërinë e tij e administron vetëm me gënjeshtra.

Pages

Subscribe to RSS - protestat