probleme
"Telefoni" dhe "komunisti" në radhët e KLP e KLGJ
Një ditë pas zgjedhjes me short të listës me 10 anëtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, Partia Demokratike e quajti listën të pavlefshme, pasi sipas saj gjysma e kandidatëve janë në shkelje të hapur të kritereve që përcakton ligji.
Këshilltari ligjor i grupit parlamentar te PD Gazment Bardhi, bëri publikë edhe dokumentat që provojnë shkeljen e kritereve, ndërsa Bylykbashi deklaroi votën kundër të Partisë Demokratike në seancë.
Shkeljet sipas PD-së
19 deputetë dalin me probleme në formularin e dekriminalizimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh paraditen e së premtes për të verifikuar formularët e vetëdeklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit ‘Për dekriminalizimin’. Gjate shqyrtimit te aktit “Për verifikimin e deklarimeve të funksionarëve publike, deputet ne Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkie dhe kandidatë për këshilltarë bashkiak”, rezultoi se 19 nga 140 deputetët e Kuvendit nuk e kanë “formularin e bardhë”, ndërsa 7 prej tyre kanë marrë vendim pafajësie. KQZ po verifikon edhe formularët për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.
Meta deklaron se nuk ka probleme me ndërkombëtarët: Basha t'i kërkojë dorëheqje Ramës, jo mua
“Asnjë kandidat i LSI nuk ka pasur asnjë problem që të krijonte shqetësimin më të vogël me ndërkombëtarët. Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për asnjë deputet të LSI nga ndërkombëtarët, apo për asnjë ministër të LSI”. Kështu është shprehur Ilir Meta gjatë një vizite në Çorovodë. Këtë e bëri të ditur ne faqen e tij në Facebook keshilltari për median, Emiljano Aleksi. Reagimi i tij erdhi pas shumë ngacmimeve se Ilir Meta është izoluar nga ndërkombëtarët.
Luftë evazionit dhe informalitetit. Po Ministria e Financave a ka dijeni si kanë funksionuar kasat fiskale? A duhet të kemi një raport zyrtar për këtë?
Qeveria ka nisur aksionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, duke shpallur gjendje lufte për Shqipërinë. Në fakt, aksioni ndaj informalitetit u shty, me synim që t’i lihet kohë të regjistrohet e më pas të blejme kasën fiskale. Kjo është njëra anë e çështjes, e cila ka krijuar pështjellim dhe tension, e që në çdo rast do të duhet pritur për të parë rezultatet. Ana tjetër është ajo që ofron shteti, përveç shërbimit edhe garancia që evazioni të mbahet nën kontroll. Një nga mënyrat më të njohura është fiskalizimi dhe zbatimi i rregullave, që është kuponi.