"Telefoni" dhe "komunisti" në radhët e KLP e KLGJ
Një ditë pas zgjedhjes me short të listës me 10 anëtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, Partia Demokratike e quajti listën të pavlefshme, pasi sipas saj gjysma e kandidatëve janë në shkelje të hapur të kritereve që përcakton ligji.
Këshilltari ligjor i grupit parlamentar te PD Gazment Bardhi, bëri publikë edhe dokumentat që provojnë shkeljen e kritereve, ndërsa Bylykbashi deklaroi votën kundër të Partisë Demokratike në seancë.
Shkeljet sipas PD-së
Altin Hazizaj, kandidati për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga shoqëria civile.
Sipas dëshmisë së gjendjes gjyqësore rezulton se Hazizaj është i dënuar dy herë me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Sokol Lamaj, i cili vjen nga rradhët e avokatisë, nuk ka paguar rregullisht detyrimet tatimore.
Ilir Panda sipas ONM-së ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluarën”.
Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “telefoni”, i provuar nga një komision të integritetit të individëve i vitit 96. Ka qenë kryetar i Partisë Komuniste për degën Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat për këshilltar bashkiak në Lushnje.
Alfred Balla nga dokumenti i sjellë nga ONM është konstatuar nga SHBA dhe BE që nuk plotëson kriteret ligjore, nuk është i angazhuar në pesë vitet e fundit në Shoqërinë Civile. Sipas ONM-së platforma e paraqitur nga ky kandidat është plagjaturë e një platforme të një kandidati tjetër të skualifikuar në fazat e mëparshme.
Add new comment