presidenti
Nishani rikthen ligjin për arsimin e lartë: "Nuk garanton autonominë e tij"
Rreth dy javë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për arsimin e lartë, kreu i shtetit Bujar Nishani e ka kthyer mbrapsht atë duke argumentuar arsyet sipas tij. Ndër të tjera ai thotë:
Nishani: Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nuk preken, janë në shërbim të politikës
Në një intervistë për ADN (Albanian Daily News) Presidenti Bujar Nishani ka përshkruar punën e institucionit të tij në një atmosferë injorimi dhe tejkalimi të përcaktimeve kushtetuese nga ana e qeverisë. Nishani akuzon se është mënjanuar qëllimisht prej shumicës. Sipas Nishanit, “Presidenti i Republikës ka edhe një detyrë shumë të rëndësishme e cila në jetën e përditshme kalon si “e pa dukshme” por ka një rëndësi fondamentale: balancimin e pushteteve.
Presidenti rikthen edhe ligjin “Për arsimin e lartë”?
Presidenti i Republikës, pritet të rikthejë edhe ligjin e ri “Për arsimin e lartë”. Kështu raporton “Tv Klan”, që referon burime nga presidenca. “Presidenti i Republikës pritet të shprehet brenda kësaj jave për ligjin e Arsimit të Lartë, i miratuar vetëm me votat e maxhorancës në fund të Korrikut në parlament. Burime të Televizionit Klan mësuan se pas konsultimeve të shumta me të gjitha palët e interesuara, kreu i shtetit do ta rikthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend”, raporton “Tv Klan”. Pak ditë më parë Bujar Nishani ktheu edhe ligjin “Për turizmin”.
Zgjedhja e Presidentit, PS: Formula mund të ndryshojë, ka dy opsione
Kryetari i Komisionit të posaçëmparlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, zbuloi dje detaje të rëndësishme të diskutimeve që janë bërë në lidhje me këtë reformë, që konsiderohet kyçe edhe për vijimin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Xhafaj bëri të ditur se ka dy opsione për mënyrën se si do të zgjidhet presidenti në të ardhmen dhe që është pjesë e diskutimeve të kësaj reforme.
Fati i 100 mijë eurove, familjarët e Bujanës takojnë Nishanin, akuzojnë policinë
Është kthyer në sagë historia e aksidentit fatal rrugor të 32-vjeçares Bujana Bushi, së cilës sipas familjarëve i janë marrë edhe 100 mijë euro që kishte në çantë. Familjarët janë takuar sot me Presidentin Bujar Nishani, dhe pretendojnë se policia ka tentuar ta fshehë aksidentin, nuk u ka dhënë detaje për mënyrën se si ndodhi, si dhe kanë deklaruar se Bujanës i janë zhdukur të gjitha sendet personale. Aksidentin, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe akuzojnë policinë për fshehjen e ngjarjes.