Presidenti rikthen edhe ligjin “Për arsimin e lartë”?
Presidenti i Republikës, pritet të rikthejë edhe ligjin e ri “Për arsimin e lartë”. Kështu raporton “Tv Klan”, që referon burime nga presidenca. “Presidenti i Republikës pritet të shprehet brenda kësaj jave për ligjin e Arsimit të Lartë, i miratuar vetëm me votat e maxhorancës në fund të Korrikut në parlament. Burime të Televizionit Klan mësuan se pas konsultimeve të shumta me të gjitha palët e interesuara, kreu i shtetit do ta rikthejë ligjin për rishqyrtim në Kuvend”, raporton “Tv Klan”. Pak ditë më parë Bujar Nishani ktheu edhe ligjin “Për turizmin”.
Add new comment