Nishani: Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nuk preken, janë në shërbim të politikës
Në një intervistë për ADN (Albanian Daily News) Presidenti Bujar Nishani ka përshkruar punën e institucionit të tij në një atmosferë injorimi dhe tejkalimi të përcaktimeve kushtetuese nga ana e qeverisë. Nishani akuzon se është mënjanuar qëllimisht prej shumicës. Sipas Nishanit, “Presidenti i Republikës ka edhe një detyrë shumë të rëndësishme e cila në jetën e përditshme kalon si “e pa dukshme” por ka një rëndësi fondamentale: balancimin e pushteteve. Jam i kënaqur që kam arritur ta ruaj këtë dimension shumë të rëndësishëm të Presidentit të Republikës si balancues i pushteteve të tjera duke mos rënë pre e asnjë qasje për ta kthyer këtë Institucion në një “kukull” apo “noter”. Ju përmendët një gjest të Kryeministrit të vendit në ditën e parë të tij në zyrën e shtetit: heqjen demonstrative të fotos së Kryetarit të Shtetit nga protokolli shtetëror. Në fakt përmbajtja e atij gjesti ishte reflektim i një fryme arrogance për ta bërë të paqenë çdo institucion apo pushtet tjetër përveç atij ekzekutiv. Nuk besoj se ai gjest u dha qytetarëve më shumë punë, më shumë liri, më shumë prosperitet, më shumë ligjshmëri, më shumë të drejta, më shumë dinjitet”.
Kreu i shtetit dhe njerëzit e drejtësisë që po merren me reformën e re Sipas tij, “në sistemin tonë të drejtësisë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët janë gjithnjë të parët që vihen në shërbim të politikës dhe për sa kohë politika nuk e ka me seriozitet luftën kundër korrupsionit këta gjyqtarë nuk penalizohen kurrë, por nga njëra anë vihen në shërbim të synimeve politike të politikanëve dhe nga ana tjetër vijojnë t’i mohojnë drejtësinë qytetarit”.
Nishani ka folur edhe situatën aktuale të flukseve të largimit nga Shqipëria, duke theksuar se nuk do dëshironte që kjo situatë të rikthejë regjimin e vizave për shqiptarët.
Add new comment