Presidenca
Dekoratat dhe medaljet, sa para kushtojnë?
1002 medaje dhe dekorata lëshoi Presidenti Bujar Nishani gjatë mandatit të tij presidencial në periudhën korrik 2012-qershor 2017. Një shifër rekord kjo, që veç të tjerash u shoqërua edhe me debate se shumë personalitete nuk e kanë merituar dekoratën dhe të tjerë janë lënë jashtë qëllimisht ose jo.
Dy fjalë për presidentin në krahasim me të shumë-anatemuarin Nishani
Ilir Meta e nisi presidencën me paralajmërimin për armatosje të popullsisë. E nisi pra me këmbën e majtë, apo me kokën e malësorit, siç i pëlqen të vetëidentikohet këto dy vitet e fundit.
Plani bullgar për BE
Kryesimi i Bashkimit Evropian është një sfidë e madhe e Bullgarisë. Negociatat për Brexitin, daljen e Britanisë së Madhe nga BE, kriza me refugjatët, përgatitja e kornizës financiare për periudhën deri në vitin 2020 - janë vetëm tri obligime të mëdha që e presin. Por Bullgaria përpiqet të gjejë edhe temën e "saj", në të cilën do të insistojë gjashtë gjashtë muajve të ardhshëm. Bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi.
Një presidencë normale e një "presidenti realist"
Bujar Nishani ka dorëzuar sot detyrën e Presidentit të Republikës. Pas 27 vite pluralizëm dhe 19 vjetësh me Kushtetutën që sanksionon Republikën Parlamentare, është koha që të nisë e të shkruhet një historik i këtij institucioni që edhe sot e kësaj dite vuan mungesën e një ligji organik dhe traumën e linçimeve juridike të vazhdueshme.
Nishani ka preferuar ta mbyllë detyrën me një fjalë ku dominonte në përmbajtje fryma e realizmit.
Spekullimet në media: Katër deputetë të PS-së janë njerëz të Ilir Metës. Pakti me Edi Ramën bashkë me çështjen e Presidencës
Sot pasdite është parashikuar ceremonia e betimit të Ilir Metës si president i Shqipërisë. Nëse e shohim nga një plan strikt politik, Meta është pas Sali Berishës, presidenti i parë joaksidental dhe që ka përvojën e duhur. Ish-kryeministër, ish-ministër i Jashtëm, zv. Kryeministër dhe kryetar Kuvendi, kryetar partie, Meta nuk është zgjidhje e ndërmjetme dhe spontane si Rexhep Mejdani, Alfred Moisu apo Bujar Nishani.
“Deutsche Welle” në sulm ndaj Macron: Duhet të rritet. Ngatërron autoritetin me autoritarizmin
Në skenë ka hyrë një lojtar i ri nga ata që po quhen se politikanë performatorë. Ky është Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës, zgjedhja e të cilit përballë nacionalistes Le Pen u prit me lehtësim në Europë.
Ebrahim Raisi - supozime se mund të jetë pasues i Ajatollah Khameneit
“Rand Corporation” i ka lënë hapësirë këto ditë një paralajmërimi për diçka të pazakontë që mund të ndodhë në politikën iraniane. Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, mund të mos fitojë dot një mandat të dytë, duke thyer një traditë që vijon pa ndërprerje që nga viti 1981.
Trump kërcënim për demokracinë? John Podesta tregohet i kujdesshëm edhe pas humbjes...
Kreu i fushatës së Hillary Clinton, John Podesta, ka dhënë një intervistë pë revistën “Spiegel” në të cilën flet për atë që ndodhi në zgjedhjet e 8 nëntorit. Presidenti i rei është Donald Trump “kandidat kunkurues”, siç thotë Podesta, i cili e vlerëson humbjen e Hillary Clinton si dështimin më të madh të vetin në jetën profesionale. A përbën Trump kërcënim për demokracinë amerikane? Ja një pyetje që na kujton dikë që e cilësoi Trump në paradhënie si kërcënim për qytetërimin.
Një presidencë që kënaq punët private të vetëm dy njerëzve
Në prill të vitit 2013 u tha se koalicioni me Ilir Metën u bë në emër të nxjerrjes nga skena politike të Sali Berishës. Pa pyetur shumë mendimin njerëzve, Edi Rama, pranoi pazarin e ndërmjetësuar dhe mandej eci përpara. Në politikë njësoj si në çdo sipërmarrje duhet pak guxim, pabesi, marrje rreziku që të ecësh. Kjo e Edi Ramës në fakt ishte dorëzim dhe dëshpërim në kushtet kur Sali Berisha e kishte dhunuar rëndë në planin psikologjik kreun e PS-së.
Trump: Mundësi reale për një konflikt të madh me Korenë e Veriut. E dija më të thjeshtë presidencën
Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë një intervistë agjencisë “Reuters” në kuadër të 100 ditëve të para të tij në Shtëpinë e Bardhë. Çështja kryesore është Kore e Veriut. Për presidentin amerikan, mundësitë për një konflikt të madh me Phenianin jashtë reale.