ppb
Buxheti 2017, Mbrojtja merr 1.1 % të PPB-së. Kushti i NATO-s është 2%
Mbrojtja do t'i kushtojë qeverisë për vitin që vjen sa 1.1 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në buxhetin e vitit 2017, Ministria e Mbrojtjes merr këtë fond nga buxheti, ndonëse standardet e vendeve të NATO-s e kanë sa 2 % e Prodhimit Kombëtar.
3-mujori i dytë, rriten investimet, bie konsumi dhe eksporti
INSTAT-i raporton se, në trmujorin e dytë, rritja e vëllimit të Produktit të Brendshëm Bruto (zhveshur nga efektet e çmimeve dhe ato sezonale) ishte 2.53%, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Në këtë rritje, faktori kryesor ka qenë kërkesa për investime. Kështu formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me 19,02%, krahasuar tremujorin e dytë të vitit 2014.
27% apo 30%?
Në shkencat e zhvillimit ekonomik apo politik, përdoret shpesh shprehja “Si të shkojmë në Danimarkë?”. Është një lojë fjalësh që, në thelb, do të thotë “Si të bëhemi si Danimarka?” Meqë vizitova Danimarkën me rastin e ndeshjes së futbollit mes nesh dhe danezëve, m’u kujtua kjo shprehje dhe i bëra vetes pyetjen retorike “Si mund të kalojmë nga gjendja ‘shumë më keq se Danimarka’ në gjëndjen ‘më keq se Danimarka’?”