27% apo 30%?

Postuar në 08 Shtator, 2015 17:30
Eduard Zaloshnja

Në shkencat e zhvillimit ekonomik apo politik, përdoret shpesh shprehja “Si të shkojmë në Danimarkë?”. Është një lojë fjalësh që, në thelb, do të thotë “Si të bëhemi si Danimarka?” Meqë vizitova Danimarkën me rastin e ndeshjes së futbollit mes nesh dhe danezëve, m’u kujtua kjo shprehje dhe i bëra vetes pyetjen retorike “Si mund të kalojmë nga gjendja ‘shumë më keq se Danimarka’ në gjëndjen ‘më keq se Danimarka’?”

Në rastin më të mirë, do të duhen disa dhjetë-vjeçarë për të ndodhur ky tranzicion, por çdo tranzicion e ka një fillim. Lufta kundër informalitetit në ekonomi është një nga gurët e themelit të këtij tranzicioni.

Vjet, në arkën e shtetit danez, në formën e taksave e tarifave të ndryshme, shkoi rreth 55% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të krijuar nga burimet natyrore, puna dhe kapitali i danezëve. Dhe kjo është një gjë që ka ndodhur për dekada me rradhë (me luhatje +/- 3%). Kjo është një nga arësyet që shteti danez ka qenë në gjendje të ofrojë shërbimet që ofron për shtetasit e vet.

Vjet, në arkën e shtetit shqiptar, në formën e taksave e tarifave të ndryshme, shkoi rreth 26% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të krijuar nga burimet natyrore, puna dhe kapitali i shqiptarëve. Dhe kjo është një gjë që ka ndodhur për 15 vjet me rradhë (me luhatje +/- 1,5%). Kjo është një nga arësyet që shteti shqiptar ka qenë në gjendje të ofrojë shërbimet që ofron për shtetasit e vet.

Këtë vit, pritet që mbi 27% e vlerës së PBB-së të shkojë në arkën e shtetit shqiptar – një rekord pozitiv ky krahasuar me vitet e mëparshme, por që përsëri na lë ne në fund të renditjes në Europë, sipas këtij treguesi. Mesatrja e vendeve jo-anëtare të BE-së përreth nesh është 37%...

Në parashikimet afatmesme të qeverisë shqiptare, objektivi për vitin 2017 është që 28,5% e vlerës së PBB-së të shkojë në arkën e shtetit. Një objektiv ky më i lartë se i të gjithë viteve të dekadave të fundit, por poshtë mundësive reale të shtetit shqiptar. Dhe ja përse.

Qysh kur përqindja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) u rrit nga 12.5% në 20% (para 13 vjetësh), të ardhurat buxhetore prej këtij tatimi kanë qenë në nivelin 9%-10% të PBB-së. Në kushte ideale, duhej të ishin në nivelin 15%. Por në kushtet reale (ku nuk mund të pritet të vilet TVSH nga fshatarët që shesin fiq e domate, apo nga rrobaqepsit e këpucarët që mballosin rroba e këpucë), do të ishte mëse e pritshme që të ardhurat buxhetore nga TVSH-ja të ishin në nivelin 12-13%.

Që të arrihet ky nivel, duhet që të gjithë bizneset e vogla (dyqane, lokale, biznese shërbimi, etj. –  përveç sa më sipër) të mos pranojnë furnizim pa faturë tatimore nga tregtarët e mëdhej. Dhe si mund të detyrohen ta kërkojnë faturën tatimore nga furnizuesit e tyre? Duke i detyruar të lëshojnë kupon tatimor për çdo mall apo shërbim që shesin.

Në qoftë se ata lëshojnë vazhdimisht kuponin tatimor, do të jenë të detyruar të furnizohen me faturë tatimore, sepse përndryshe, e gjithë barra e taksave për mallrat e shitura do të binte mbi kurrizin e tyre, e jo mbi atë të tregtarëve të mëdhej.

Në qoftë se lufta e filluar ndaj informalitetit do të ketë sukses deri në vitin 2017, të ardhurat nga TVSH-ja mund të rriten me 3% të PBB-së. Pra, vetëm prej vjeljes më eficente të kësaj takse, të ardhurtat buxhetore mund të rriten nga 27% e PBB-së, që janë aktualisht, në 30% të PBB-së.

Për të mos folur për luftën ndaj evazionit në taksat e tjera…

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Te kam thene dhe njehere, te rritesh te ardhurat si % e GDP-se ne vetvete nuk eshte sukses. Amerika as 40% nuk fut ne krahasim me Danimarken e prap jetojne mire.

Ne thelb shteti te takson per te te dhene nje sherbim. Nese nuk te takson, do te thote qe me ato para shkon i merr vete sherbimet. Ketu mund te besh nje debati mbi eficencen e sherbimeve publike dhe private dhe rishperndarjen e te ardhurave me sherbime publike nga ata qe marrin me pak te ata qe marrin me shume. Por ne vetvete sasia e ekonomise qe merr shteti nuk eshte thelbesore per aq kohe sa pjesen tjeter te sherbimeve qytetaret i blejne ne privat.

Argumenti duhet te jete gjithmone se pse qeveria duhet te na marre me shume!

Submitted by ezaloshnja on

nje shteti te cilit nuk i jep shume, nuk ke ç'í kerkon shume. ne afriken sub-sahariane, qytetaret i japin shtetit 10% te PBB-se...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me fal, por mua me duket se me e rendesishme eshte vlera totale e PBB-se, se sa perqindja e saj qe shkon ne shtet si pasoje e taksimit, pra ne afriken sub-sahariane qytetaret i japin shtetit 10% te PBB-se edhe per shkakun se po te japin me shume do te ngelen edhe me te varfer se c'jane e s'do t'u dale as per te ngrene ndonje cope buke aty-ketu. A nuk te ngjan pak a shume se edhe ketu tek ne mund te kete nje figure te ngjashme me kete, ndonese pak me te madhe?

Submitted by Albi_I (not verified) on

Sipas ketij argumenti hajde ti kerkojme shtetit te mbledhe 100%!

Shteti mbledhin me shume taksa atje ku ai besohet se do i miremenaxhoj taksat. Edhe Italia ka nivel tatimi sa Danimarka, po dhe shteti italian mbledh me pak se normalisht njerezit i bejne dhe atje evazion nje shteti qe nuk ka ate cilesi per te menaxhuar fondet.

Shteti mbledh me shume taksa atje ku ka lejuar fillimisht iniciativen private te funksionoje. Afrika subsahariane, ashtu si ne, e ka perqendruar pasurine private ne duart e drejtuesve politike te cilet me pas vendosin te taksojne hallexhinjte e jo veten per te mbushur xhepat e buxhetit.

Po merresh me pasojen, jo me shkakun!

Submitted by Albi (not verified) on

Une nuk specifikova qe shtetit nuk duhet ti kerkoj asgje e si rrjedhoje shteti duhet te mbledhe zero taksa. Ti thua qe shtetit nuk mund ti kerkosh shume nese nuk i jep taksa gjithmone e me shume.

Nderkohe qe shtetit mund dhe duhet ti kerkosh patjeter eficence dhe transparence te madhe perpara se ti japesh edhe me shume taksa. Akoma nuk i ke dhene nje argument te mire pyetjes se pse shqiptaret duhet ti japin me shume nje shteti qe eshte haptazi hajdut e mashtrues, po ne nivele banale kjo.

Submitted by statisticien sh... (not verified) on

komenti yt mund te perkthehet keshtu :"Sa % duhet te jete niveli optimal I TVSH-se etj.?" , ndersa pyetja e vertete ne kete shkrim eshte sa mund te jete niveli I te ardhurave nga TVSH-ja aktuale etj., ne qofte se luftohet evazioni.
krahasimi me danimarken qe ka bere zaloshnja duket qe eshte thjesht nje red herring, njesoj si fotoja qe ka perdorur ai...

Submitted by Albi_I (not verified) on

Shteti yne mbledh me shume TVSH se shumica e shteteve te zhvilluara. Ne nuk mbledhim te tjerat, taksat mbi te ardhurat personale, mbi pronat, akcizat e doganave. Pra me pak fjale, taksat qe prekin shtresen e parellinjve politikane ne kete vend.

Mua me duket si nje tentative shume e holle e Zalos, se Zalo nuk eshte as Mero as Lenci qe te perfshihet ne propagande te llojit "Fajin e ka Saliu", per te justifiku nje aksion qe nuk justifikohet. Nje aksion qe kerkon te rishperndaj pasurine nga te varfrit te te pasurit.

Submitted by statisticien sh... (not verified) on

pyetja eshte perse nuk mblidhen taksat si TVSH etj. (mbi fitimin, mbi te ardhurat personale, akcizat etj etj.) ne nivel te ngjashem me shtetet fqinje (sipas shkrimit te mesiper ato mbledhin mesatarisht 37% te PBB-se)

Submitted by alba (not verified) on

The quote is from a very enjoyable and helpful interview in general with Reagan that I just came across (from 1975). I would recommend reading the whole thing.

Here’s the quote I’m referring to:


If people need any more concrete explanation of this, start with the staff of life, a loaf of bread. The simplest thing; the poorest man must have it. Well, there are 151 taxes now in the price of a loaf of bread — it accounts for more than half the cost of a loaf of bread. It begins with the first tax, on the farmer that raised the wheat. Any simpleton can understand that if that farmer cannot get enough money for his wheat, to pay the property tax on his farm, he can’t be a farmer. He loses his farm. And so it is with the fellow who pays a driver’s license and a gasoline tax to drive the truckload of wheat to the mill, the miller who has to pay everything from social security tax, business license, everything else. He has to make his living over and above those costs. So they all wind up in that loaf of bread. Now an egg isn’t far behind and nobody had to make that. There’s a hundred taxes in an egg by the time it gets to market and you know the chicken didn’t put them there!

Submitted by agur badeci (not verified) on

Eduardi eshte i zoti per te bere kalkulime elektorale ku PS i del gjithmone me rezultate te mira .Dhe ketu ia thote mire me 12% e 17% si ne Danimarke,ku paska qene me pa ndeshjen,(kete e dime edhe ne qe nuk ishim me pa ndeshjen)por nje gja duhet ta thoshte Zaloshnja se tatimet nuk jane mbledhur jo se nuk i kane paguar tregtaret por se i kane vjedhur tatimoret,drejtoret e tatimoreve e ministrat e drejtoreve te tatimoreve e atje(ne Danimarke) s'ma rrok mendja qe te shkoje nepunesi i tatimeve e te marre para korrupsioni nga tatimpaguesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.