3-mujori i dytë, rriten investimet, bie konsumi dhe eksporti
INSTAT-i raporton se, në trmujorin e dytë, rritja e vëllimit të Produktit të Brendshëm Bruto (zhveshur nga efektet e çmimeve dhe ato sezonale) ishte 2.53%, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Në këtë rritje, faktori kryesor ka qenë kërkesa për investime. Kështu formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me 19,02%, krahasuar tremujorin e dytë të vitit 2014.
Ndërsa kërkesa e brendshme konsumatore dhe ajo e jashtme për Produktin e Brendshëm Bruto shqiptar ka ndikuar në kah të kundërt. Kështu, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, ul me 3,16%, krahasuar me një vit më parë. Konsumi final i qeverisë u ul me 1,26%. Ndërsa konsumi final i organizatave jo-fitim prurëseu rrit me 3,88%, por ky komponent zë peshë relativisht shumë të vogël.
Si rezultat i uljes së kërkesës së jashtme, vëllimi i eksporteve të mallrave dhe shërbimeve ra me 2,47% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014.
Re.Pu.
Add new comment