politika
Një shkrim problematik si sinjal se për shëndetin publik duhet të vendosë politika, jo ekspertët
Politikan Jo. Personazh pa rol, diçka mes Dullë Baxhasë, Peliçelit, Komisarit Memo dhe Lisimak Vocit
Një nga fatkeqësitë e rënies së institucioneve të regjimit të Enver Hoxhës, është edhe se me ikjen e tyre humbi një shans që talenti i kujtdo të gjente një mundësi për t’u shprehur. Është kjo ndoshta një nga arsyet pse tranzicioni shqiptar është edhe një histori aksidentesh. Në jetë, në karrierë, në shoqëri.
Gara e përditshme e tre të mëdhenjve: Kush është më i zgjuari?
I ndiqni replikat ditore mes kryeministrit dhe rivalëve të tij dixhitalë, presidentit dhe kryetarit të PD-së? Ka media pranë kryeministrit që nuk përtojnë të raportojnë çdo përrce të Edit duke bërë edhe interpretime origjinale.
Briatore: Me Covid-19 u sulmuan politikisht të pasurit dhe diskot e të djathtës
Biznesmeni i njohur Italian Flavio Briatore ia doli të mposhtë koronavirusin. Tashmë kanë kaluar tri javë dhe ai tregon eksperiencën e tij me Covid-19 për Corriere.it. 70-vjeçari Briatore gjithashtu është shprehur se qeveria italiane duhet të mbështesë biznesin dhe jo ta godasë atë. Ai tregon sesi i sulmuan politikisht lokalin "Billionaire", që ia mbyllën pasi u raportua se pati një shpërthim të madh virusi.
Flavio Briatore, si tri javë pasi keni kaluar Covid-19 dhe pas dy tamponëve negativë?
Macron kërkon lojën e madhe në Mesdhe
Presidenti i Algjerisë Abdelmadjid Tabboune ka bërë lajm dje teksa përmes një fjalimi akuzoi Francën për krime kundër njerëzimit gjatë dominimit kolonial prej saj të Algjerisë. Fjalimi u mbajt me rastin e Ditës së Muhajid që përkujton veteranët e Luftës së Pavarësisë e cila u zhvillua mes viteve 1954-1962.
Krimet ekspozuan edhe njëherë falsitetin e sloganit të qytetërimit francez
citohet presidenti.
Opozitarizmi nuk mungon, por është Kundër këtyre të treve që janë në një tepsi
Jordan Daci, që prezantohet zakonisht si konstitucionalist, publikon sot një shkrim në gazetën “Panorama” titulluar: Sot i gjithë populli duhet të jetë opozitar.
Ndër të tjera z. Daci shkruan se:
Bën apo nuk bën Luli?
Është e “çuditshme” ngjashmëria mes atyre që mbrojnë dhe promovojnë cilësitë e Lulzim Bashës me ata që bënin të njëjtën gjë dikur me Edi Ramën. Puna e këtyre është e njëjta: si ta mbrojmë kryetarin sa herë dështon?
Franca vazhdon të humbasë me Dinjitet
Franca ka braktisur gjeneralin Khalifa Haftar, i cili kontrollon një pjesë të Libisë. Lajmi raportohet nga media të Lindjes së Mesme që vëzhgojnë se Franca ishte ndër vendet që mbështeti më shumë Haftar dhe përpjekjet e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Tripolit. Presidenti francez, Macron mohoi se Parisi zyrtar mbështet Haftarin dhe shpreur zhgënjimin e vet për sulmin e 4 prillit mbi Tripoli. Po kështu Macron ka kritikuar edhe Rusinë, një vend që mbështet gjeneralin përmes kompanisë Wagner, e cila vepron në terren në Libi.
Saimir Tahiri mbahet jashtë politikës. Apeli kthen për rigjykim dosjen e tij
Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot dënimin e shkallës së parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ka vendosur rigjykimin e tij. Vetë Tahiri ka shprehur mendimin e tij për këtë çështje që në thelb është një zvarritje e organizuar e procesit ndaj tij.
Zgjedhjet kanë rëndësi reale vetëm për politikën
Damiani dhe Oerdi ia dolën. Dje njoftuan se e miratuan në parim reformën zgjedhore. Kërkesat e PD-së për KQZ-në u morën parasysh. Ky ishte njoftimi. Ata që i njohin këta të dy, mund ta marrin me mend sesa tallen këta dy juristë me nam e me çika me këtë që po bëjnë. Pra me faktin sikur po bëjnë ndonjë reformë të madhe. Pasi është e qartë për shumëkënd se asgjë nuk ka ndryshuar.