Saimir Tahiri mbahet jashtë politikës. Apeli kthen për rigjykim dosjen e tij

Postuar në 26 Qershor, 2020 15:14

Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot dënimin e shkallës së parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ka vendosur rigjykimin e tij. Vetë Tahiri ka shprehur mendimin e tij për këtë çështje që në thelb është një zvarritje e organizuar e procesit ndaj tij.

Nuk e prisja, mendoja që pas thuajse 3 viteve histori do merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi. Mua realisht nëse ka një njeri të dytë në Shqipëri që zvarritet kështu gjykatave më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur. Ishte pakuptimtë për mua që kjo histori të vazhdojë 3 vjet. E kam kuptuar që çdo fjalë e imja më shumë jepet kuptim nga ju se ajo që unë dua të them.

Nuk kam asnjë emocion përveç domosdoshmërisë për të shkuar përpara deri në fund. Një gjë është e sigurt që beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston, gjykata tha Prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale, se cilat janë këto unë nuk e di para se të shoh vendimit. Zvarritja është padrejtësi, sipas përkufizimit drejtësia e vonuar nuk është drejtësi.

Çdo javë i dërgoja presidentit të emrave të gjyqtarëve që shkelin më parë ligjin, kur drejtoja ministrinë e Brendshme. nuk kam bërë kompromise në kurriz të askujt, nëse kjo do kthehet mbrapsht unë prapë në këmbë do jem. Me Vetting janë gjyqtarët që më gjykojnë, më intereson drejtësia, kam luftuar edhe pse kam bërë gabime

tha Tahiri.

Kërkesa për një gjykim të drejtë dhe në afate të pranueshme është patjetër e drejtë. Sepse në Shqipëri gjyqet vazhdojnë me vite, edhe pse në rastin e Tahirit mund të dyshohet se pafajësia e tij që duket e garantuar nga disa segmente të politikës, po mbahet peng në funksion të eliminimit të tij final nga politika. Ish-ministri I Brendshëm ka lënë të kuptohet se do të kthehet në politikë dhe ndoshta kjo po përcakton ecurinë e procesit ndaj tij.  

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”. Në shtator të vitit të kaluar ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi dënimin e tij me 12 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar shkonte 8 vite, por  gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove. Të dy palët nuk u kënaqën duke e apeluar vendimin, prokuroria që nuk tërhiqet nga kërkesa për dënimin e tij me 12 vite, ndërsa ish-ministri kërkon pafajësi të plotë.

Comments

Submitted by njadygjera (not verified) on

kthimi dhe nje here eshte fitore e qarte e Tahirit.
ata qe marin vesh nga keto pune duhet ta dine (hajde dhe me shume lek per Max Haxhine).
se sa i futet prape politikes eshte tjeter gje kjo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.