podcat
Dua ta lë politikën, por kam hall se kush do ta drejtojë Shqipërinë, progresin, reformat...
Në podcastin e vet, kryeministri Edi Rama, ka diskutuar me pronarin e argjendarisë “Pirro”. Gjatë bisedës z. Rama thotë se e mendon shpesh sesa i lumtur do të ishte ta linte këtë angazhim, pra detyrën që ai kryen.
Kush do bëjë këtë punë, atë reformë? Këto janë dilemat që nuk e lënë z. Rama të mos kandidojë për një mandat të katërt, çka e bën kështu personin në fjalë pengun tonë, të përparimit dhe zhvillimit tonë. Këto quhen fatkeqësi fatbardhë për një vend: mbahet peng një jetë e çmuar e një njeriu krijues, por kjo pengmarrje lidhet me thirrjen e historisë.