plazhi
Çyrykët e Lirisë
Çmendet” pushuesja në Ksamil, filmohet nudo teksa merr rreze në plazhin plot me njerëz
U gjet zgjidhja: Nis vettingu i shezlong(j)eve
Në verën e vitit 2020, qeveria me në krye kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshi dhe ministren e Financave, Anila Denaj, nisën një aksion kundër zënies së hapësirave publike në plazhe. Polici që hiqte shezlongë dhe çadra, gjova dhe intervista, përbetime se ligji do zbatohet dhe se plazhet janë të popullit, gjëmuan ato ditë të nxehta duke shtuar drithmën shpresëmirë se shteti po bëhej.
Videolajm/Deti përparon në 14 km plazh të Velipojës
Duket se deti po jep shenja të qarta për dukurinë e erozionit në brigjet shqiptare teksa në Veliopojë uji ka mbuluar 14 km të vijëas bregdetare dhe ka arritur në 60 cm. Videot e përcjella nga AbcNews tregojnë përparimin e detit në një thellësi të konsiderueshme plazhi, që na kujton atë që ndodh prej kohësh në derdhjen e Semanit.
Ujërat e zeza "lagin" brigjet e Sarandës
"Report Tv" informon se ujërat e zeza kanë shpërthyer pranë hotel "Butrintit" si pasojë e një tubacioni të çarë. Ky është rasti i dytë pas atij të Ksamilit.
Sekuestro për 44 mijë m2 tokë në breg të detit në Vlorë. U kthye si tokë bujqësore
Një tjetër rast tjetërsimi prone dhe shkeljeje ligjore vjen nga bregdeti. 44 mijë m2 në zonën e bregdetit të Vlorës, në plazhin e quajtur si “Jonufra”, janë sekuestruar nga Prokuroria, pasi dyshohet se ajo është përfituar me dokumente të falsifikuara. “Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive për këtë sipërfaqe toke, e cila ka vlerë tregu rreth 4.4 milionë euro. Toka dyshohet se është përfituar nga pasardhësit e shtetasit Gjon Gjonboçari në bazë të dokumentave të fallsifikuar”, raporton “Gazeta Shqiptare”.