Çyrykët e Lirisë

Postuar në 04 Gusht, 2023 12:00

Çmendet” pushuesja në Ksamil, filmohet nudo teksa merr rreze në plazhin plot me njerëz

Ky është një titull oranjuzi që shoqërohet me foton e turistes së çmendur. Një femër e shtrirë në shezlong duke lexuar me gjoksin jashtë. E parë nga perspektiva e saj mund të thuhet se ajo po lexon në plazh në një pozicion të barabartë me zhveshjen e meshkujve.

Të lëmë mënjanë këtë lloj komenti, sikundër të bëjmë sikur nuk shikojmë se çfarë budallallëku e shtyn dikë të futet në atë mizëri njerëzish gjysmë lakuriq, në distancë 1 metër nga njëri – tjetri dhe ta paguajë shtrenjtë madje.

Të ndalemi pak te kjo vërejtje e televizionit në fjalë, pasi nëse ka një çmenduri reale për këtë soj lajmi, kjo vjen pikërisht nga televizionet. që i kanë bërë vend programave gjysmëpornografike, njerëzve me injorancë të certifikueshme që në fjalitë e para dhe një përmbajtjeje që është asgjë më shumë se promovim live, kombëtar i relacioneve të një lloj prostitucioni që vetëm sa nuk deklarohet i tillë.

Ne shohim në programe gjithfarë vulgaritetesh me femra që lyhen me krem, që flasin për mënyrën si lënë takimet në internet dhe se trupi i tyre është mjet jetese. Padiskutim që instiucionet do të duhet të ndërhynin në kësi rastesh, por nuk ndëryjnë jo vetëm për dobësinë dhe rrjeshmërinë e tyre, por sepse në të vërtetë ky është edhe morali i shoqërisë sot.

Në fund të fundit, përderisa askush nuk skandalizohet nga kjo performancë gati para-neolitike e trupit, do të thotë se në fakt ajo shihet si çelës suksesi, promovimi dhe karriere. Cili është kuptimi I titujve që sheh në media të lexuara se “filan aktore trondit rrjetin”, se një tjetër fisteke, “VIP” madje, e “ndez rrjetin” dhe se të gjitha këto i bashkon fotoja me një rrip brekësh ku duken disa gishta me thonj çingijesh?

Asnjë kuptim nuk ka, sigurisht. Thjesht, këto gjëra kanë klikime dhe klikimet thonë më shumë sesa çdo gjë tjetër. Ndaj kjo turistja në të vërtetë nuk është çmendur, as me thonjëza e as pa thonjëza. Atë e ka çmendur oranjuzi që do klikime, për të njëjtën arsye që media të tjera I duan këto klikime me fotot e rrjetit të ndezur.

Shqipëria mund të jetë perla e Mesdheut, por Perëndia e ka mbajtur dorën: nuk e ka lënë të bëhet e tillë për Njerëzit. Që janë shëmbëlltyra e shëmtisë fizike dhe morale. Çyrykë të lirisë të cilën e kuptojnë sipas të vetmes atu që kanë për të hyrë në debat publik: bythën jashtë.  

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Thone se u #cmend sepse duan ta fusin ne bigbrothel3 vip Albania. Atje, me sojin e titisteve dhe ejllisteve.
Kurimi per keto te "cmendura" eshte "psikiatria" e Bigbrothelit alibanez qe kafshet amorfe shqiptare i shnderrojne ne idhuj.
Atje, ku shtrihen nen jorgan dhe shkerdhehen live. Atje ku kqyren me imtesi nga Zhaklina qe i meson si pallohen dhe perfliten nga opinionisti "bamires " apo nga Haxhiu qe shkoi per Umra ne Medine, qe vetem tespite i mungojne ne skene, sharlatani Arber Hajderri.

Ora news duhet te pyes hoxhen e vetshpallur Elvis Presley Naqi, se si t'a etikojne kete turiste me cicat perjashta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.