plazhet
Greqi, hetime për abuzimin me plazhet publike
Në Greqi, prokuroria ka nisur hetime pas denoncimeve të qytetarëve për shfrytëzimin e plazheve publike nga subjektet private. Sipas Kathimerini-t, hetimet kanë nisur me urdhër të prokurores së sapoemëruar të Gjykatës së Lartë, Georgia Adeilini, e cila mori detyrën javën e kaluar.
Zaptimi i plazheve në Greqi/Gjykata e Lartë: Ligji grek nuk njeh plazhe private
Zaptimi i plazheve duket se nuk është zakon shqiptar vetëm. Në Greqi është dashur qëndrimi publik i Gjykatës së Lartë për të sqaruar se:
Ligji grek nuk njeh plazhe private
Lajm i mirë. Do rrimë Larg njëri-tjetrit!
Konfirmohet dështimi i reformës territoriale. Kryeministri: Plazhet kalojnë nën administrimin e Tiranës
Fushata kundër informalitetit në plazhe duket se ka qenë asgjë më shumë sesa një maskaradë për të justifikuar ligjin e ri në muajin shtator. Sot kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes Fdacebook se në shator ligji i ri do të sanksionojë kalimin e vijës bregdetare nën administrimin e qeverisë në Tiranë duke ja marrë këtë të drejtë pushtetit vendor.
shkruan Rama.
Vallë quhet shtet ky? Ministri i Brendshëm urdhëron kryebashkiakët të zbatojnë...ligjin!!!
Aksioni kundër informalitetit vazhdon të perceptohet si veprim që duhet mbështetur nga një forcë e armatosur si Policia e Shtetit. Ndonëse na thuhet ditë e natë se po bëhet shtet, se po vihet rend dhe se bashkitë kanë në krye ata që duam dhe se reforma administrative territoriale do të sillte ndryshime.
Fjalë pa kuptim. Prej dy ditësh, ministra të qeverisë shqiptare kanë dalë në terren për të bërë realitet…atë që ligji e ka sanksionuar prej kohësh. Në krye ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj:
2009-2016, plazhi i Semanit humbi 14.2 ha. 700 mijë m3 inerte/vit merren vetëm në Shkumbin
"Klan Plus" raporton sot për prag zhdukjen e plazhit të Semanit si pasojë e erozionit nga deti. Në 3 dekada, objekte që kanë qenë 200 m larg vijës së ujit, tani gjenden në ujë. Të prekur kryesisht nga ky përparim i detit janë kryesisht zonat ranore të Adriatikut dhe për këtë përgjegjësi ka edhe njeriu.
Pas (pa)pastërtisë së ujit edhe siguria e munguar në plazhe
Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike ka reaguar sot për situatën e sigurisë në plazhet shqiptare pas disa vdekjeve të ndodhura këto kohë mes pushuesve.
“Bëhesh objekt lajmi negative për ato që janë dhe ato që duan të vijnë, rrit pasigurinë. Ndjehet lëvizje e duhur vetëm kur ndodh diçka. Të veprohet para kohe. Aksidente do ketë, por kur vjen nga mosmarrja e masave ky është defekt i rëndë. Sa shtohen njerëzit duhet të shtohen edhe policët, të përforcohet policia”, shprehet për Tv Klan Rexhep Kasmi, anëtar i ATOA.