Greqi, hetime për abuzimin me plazhet publike
Në Greqi, prokuroria ka nisur hetime pas denoncimeve të qytetarëve për shfrytëzimin e plazheve publike nga subjektet private. Sipas Kathimerini-t, hetimet kanë nisur me urdhër të prokurores së sapoemëruar të Gjykatës së Lartë, Georgia Adeilini, e cila mori detyrën javën e kaluar.
Denoncimet janë bërë nga banorët e ishullit Paros, ku baret e plazhit dhe shezlongët e bizneseve private cenojnë të drejtën e qytetarëve për akses në plazh, e drejtë kjo e garantuar nga Kushtetuta greke.
I njëjti shqetësim ka mbërritur në zyrën e akuzës për ishulli Serifos, ku urdhrat e kryebashkiakut për mbylljen e një plazhi që funksionon pa licencë janë shpërfillur.
Add new comment