pietro citati
Venecia, qyteti i ëndrrave për Fellinin, në projektin e një filmi të parealizueshëm
Pietro Citati shkruan sot në “Corriere della Sera” për një projekt të Federico Fellinit për Venecian. Një film i parealizuar për një qytet që siç na thotë Citati, e kishte magjepsur mjeshtrin e madh të kinemasë. Fellini erdhi në këtë projekt pas mahnitjes me Venecian, mahnitjes personale si përvojë e ecjes në qytet, e karnavaleve, e gjeografisë së tij. Por edhe si pasojë e leximeve gati maniakale të parardhësve të tjerë që ranë në dashuri me Venecian, këtë magjistare të përjetshme. Frederick Rolfe, John Ruskin, dy mësues të mëdhenj shpirtërorë të regjizorit.