peskov

Peskov: Nuk ka plan paqeje pa njohur territorin e ri të Rusisë

Postuar në 28 Dhjetor, 2022 14:58

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se asnjë plan paqeje nuk mund të quhet i tillë nëse nuk konsideron hapësirën e re territoriale të Rusisë.

Pikë së pari nuk ka deri më tani një plan paqeje në Ukrainë dhe sërish “plani ukrainas i paqes” nëse nuk merr parasysh realitetin e ri më territorin e Rusisë me katër rajonet e reja që i janë bashkuar asaj. Çdo plan që nuk merr parasysh këto rrethana nuk mund të quhet plan paqeje

Administrata Biden kundër shpalljes së Rusisë si shtet sponsorizues i terrorizmit

Postuar në 06 Shtator, 2022 10:30

Kremlini ka përshëndetur së fundmi qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden, i cili ka deklaruar se është kundër deklarimit të Rusisë si vend sponsorizues i terrorizmit. 

Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se kjo është një gjë pozitive, pasi sipas tij, “vetë formulimi i një çështjeje të tillë është monstruoze”. 

Peskov po ashtu ka bërë një lidhje mes deklarimeve të Biden dhe misionit ndërkombëtar në Zaporozhie, impiantin bërthamor që ndodhet në Ukrainë. 

Paralajmërimi i Peskov: Herët apo vonë Europa do kujtohet se po paguan faturën për Zelenskiyn

Postuar në 09 Gusht, 2022 15:08

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar për gazetarët në Moskë se herët apo vonë, Europa do ta kuptojë nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy po vepron sinqerisht apo jo.

Rusia: Katër kushte për fundin e luftës në Ukrainë

Postuar në 07 Mars, 2022 16:31

Rusia ka deklaruar se lufta në Ukrainë do të përfundojë kur kjo e fundit do të përmbushë katër kushte. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Kievi duhe të ndalojë çdo veprim ushtarak, të shpallë neutralitetin me Kushtetutë, të njohë Krimenë si territor rus dhe ët njohë republikat separatise të Donetskut dhe Luhanskut. Peskov i tha agjencisë “Reuters” se Ukraina është në dijeni të kërkesave të bëra.

Infektohet me CoVid-19 edhe zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peskov

Postuar në 12 Maj, 2020 16:50

Pas kryeministrit dhe dy ministrave edhe zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov është deklaruar si infektuar me CoVid-19.

Po, u sëmura dhe po trajtohem

është shprehur ai. 

Ai është personi i dytë në stafin e Putin që infektohet dhe nga zyrtarët e lartë i pesti.

Rusia refuzon kërkesën turke: Jemi të vetmit në Siri që kemi mandat të ligjshëm

Postuar në 02 Mars, 2020 16:07

Kremlini ka refuzuar sot zyrtarisht kërkesën e Ankarasë për tërheqjen nga operacionet siriane në Idlib. Pak ditë më parë, presidenti turk, Erdogan deklaroi se ka kërkuar nga homologu i tij rus, Vladimir Putin që të tërhiqet nga Idlib dhe të lejojë trupa turke të mbarojnë punë më regjimin e Assad. Në një përgjigje lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha ndër të tjera se:

Gati për takimin Trump – Putin, por duhen muaj për përgatitjet

Postuar në 21 Janar, 2017 13:12

Kremlini deklarohet i gatshëm që të zhvillojë një takim të nivelit të lartë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit të sapozgjedhur Donald Trump. Agjencia ruse Tass citon sot zëdhëniësin Dimitry Peskov sipas të cilit “takimi kërkon muaj, jo javë për t’u përgatitur”. 
“Le të shpresojmë për më të mirën”, shtoi ai. 
Peskov ka shtuar se do të ishte gabim të mendohej që marrëdhëniet ShBA-Rusi do të ishin në të ardhmen pa kontradikta dhe mosmarrëveshje”

Subscribe to RSS - peskov